Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, raportohet se është vrarë një egjiptian

Azia

Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, raportohet se është vrarë një egjiptian

Më: 27 maj 2024 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një anëtar i forcave të sigurisë së Egjiptit u vra në një incident me të shtëna pranë pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës, shkruan Reuters.

Ushtarët egjiptianë të vendosur në kufirin me qytetin palestinez Rafah raportohet se kishin qëlluar ndaj trupave të ushtrisë izraelite.

Sipas asaj që raportohet shtatë izraelitë u plagosën dhe një ushtar egjiptian u vra.

“Disa orë më parë (e hënë), një incident me të shtëna ndodhi në kufirin e Egjiptit. Incidenti është në shqyrtim dhe po zhvillohen diskutime me egjiptianët”, kanë deklaruar nga ushtria izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat