Gëzim Morina bëhet me skuadër të re - Bota Sot
Gëzim Morina bëhet me skuadër të re

Basketboll

Gëzim Morina bëhet me skuadër të re

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:23
Gëzim Morina

Basktebollisti i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Gëzim Morina është bërë me skuadër të re.

Alo-qendra e Kosovës tashmë ka nënshkruar te skuadra sllovene, Helios Suns.

Prezantimi i Morinës te ky klub është bërë minuta më parë.

Suharekasi, së fundi ishte pjesë e skuadrës, Hopsi Polzela.

Kurse, në të kaluaren ai ka bartur edhe fanellën e Sigal Prishtinës në Kosovë.

Në karrierën e tij, Morina ka dy Kupa shtetërore në Slloveni, si dhe një Kupë të Kosovës, të fituar në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat