Prishtina - Trepça, sonte do të luhet derbi i madh

Basketboll

Prishtina - Trepça, sonte do të luhet derbi i madh

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 16:15
Pamje nga një ndeshje

Sonte do të zhvillohet “El Clasico” e basketbollit kosovar mes Sigal Prishtinës e Trepçës.

Në fakt ky takim është dashur të luhej para dy vikendesh, por për shkak të angazhimit të të dy ekipeve në garat ndërkombëtare, ishte shtyrë për 30 nëntor.

Prishtina në këtë përballe hyn pas humbjes së thellë që e përjetoi të dielën nga Golden Eagle Ylli në udhëtim me minus 20 pikë

E në anën tjetër, Trepça e mposhti po me 20 pikë lideren e deriatëhershme, Pejën në “Minatori”.

Sa i përket tabelës, lidere është Trepça me shtatë fitore e dy humbje, kurse Prishtina është e pesta me pesë fitore e katër humbje.

Në takimin e parë të zhvilluar mes tyre, fitore kishin arritur mitrovicasit me rezultatin 78:66.

Kjo ndeshje do të nisë në orën 19:00 dhe do të luhet në Sallën “1 Tetori”, pasi Pallati i Rinisë dhe i Sporteve është i zënë me aktivitete të tjera.

Ndërkohë, sot do të luhet edhe ndeshja tjetër e mbetur mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat