Veteranët e Pejës triumfojnë ndaj veteranëve të Trepçës

Basketboll

Veteranët e Pejës triumfojnë ndaj veteranëve të Trepçës

Nga: K.G. Më: 2 maj 2024 Në ora: 21:56
Veteranët e Pejës dhe të Trepçës, një takim i përbashkët

Veteranët e Pejës shënuan fitore me 7 pikë dallim (67:60) ndaj veteranëve të Trepçës.

Mikpritësit ishin më të mirë se sa mitrovicasit, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së rregullt të veteranëve.

Të dy ekipet treguan angazhim në parket, por verdhezinjtë ishin më të koncentruar duke e mposhtur rivalin e përbetuar. 

Image

Arben Gorani - djathtas

Përballje me rivalitet dhe më së miri e dëshmon edhe rezultati i ngushtë. 

Arben Gorani, basketbollist veteran, tha se ishte një lojë e mirë dhe një fitore e merituar e ekipit të tij.

Kjo ndeshje mes veteranëve të këtyre ekipeve kujton edhe vitet e arta të këtyre që u paraqitën në parket ndaj njëri – tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat