Alexander Shai me 34 pikë - lider për skuadrën mike

Basketboll

Alexander Shai me 34 pikë - lider për skuadrën mike

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:44
Pamje nga ndeshja

Boston i afrohet finaleve play off në Konferencën e Lindjes pas fitores 109-102 arritur sot në fushën e Cleveland. Skuadra e Celtics tashmë udhëheq 3-1 serinë e gjysmfinaleve play off.

Sfidë me rivaliet deri në fund, ku dyshja Tatum-Brown realizoi 60 pikë për Boston. Në kahun tjetër, pë Cleveland u dallua Garland me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen.

Në Konferencën e Perëndimit, ekuilibër në përballjen mes Oklahoma e Dallas.

Sfida e sotme u fitua 100-96 nga Oklahoma, që barazoi 2-2 serinë, në një fitore të vështirë jashtë fushe.

Alexander Shai me 34 pikë ishte lider për skuadrën mike, ndërsa për teksanët zhgënjyen lojtarët-lider, duke humbur një shans të mirë për t’iu afruar finaleve play off.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana, (2-2)

Boston – Cleveland, 109-102 (3-1)

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Denver – Minnesota, (2-2)

Oklahoma – Dallas, 100-96 (2-2)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat