Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë në moshën 35-vjeçare

Bota e Yjeve

Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë në moshën 35-vjeçare

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:59
Özge Özpirinçci dhe Burak Yamantürk

Aktorja e famshme turke, Özge Özpirinçci është bërë nënë për herë të parë në moshën 35-vjeçare. Aktorja dhe partneri i saj, Burak Yamantürk, mirëpritën në jetë vajzën e tyre mesditën e së martës.

Sipas mediave turke, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa vajza ka ardhur në jetë me lindje çezariane.

Ndërsa, mësohet se çifti  ende nuk ka vendosur se si do e quajnë vogëlushen e tyre.

Image

Kur u pyet nëse kishin menduar emrin e fëmijës, Özge Özpirinçci u shpreh: “Burak nuk dëshiron të zgjedhë emrin derisa të shohë fytyrën e saj.”

Në një deklaratë më parë, aktorja ishte shprehur: “S’bëj dasmë kur të jem shtatzënë, sigurisht do jetë një dasmë e thjeshtë para lindjes së fëmijës. Por nuk dua që unë të rri ulur, ndërsa të gjithë njerëzit e tjerë të argëtohen”.

Image

Teksa u pyet për emrin e personit që i beson më shumë ne jetën e saj, Özpirinçci tha emrin e Burak Yamantürk: “Është ndjenjë e mrekullueshme t’i besosh dikujt kaq shumë. Kemi qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe i besojmë njëri-tjetrit pafundësisht. Duke e ditur që ai është gjithmonë pranë meje më jep forcë në çdo kuptim”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat