Ndahet Donaldi me Beatrixën, reagon nëna e këngëtares dhe ka një mesazh për Arjolën

Bota e Yjeve

Ndahet Donaldi me Beatrixën, reagon nëna e këngëtares dhe ka një mesazh për Arjolën

Më: 12 janar 2022 Në ora: 14:04
Beatrix Ramosaj, Antigona, Arjola

Debate të forta u zhvilluan mbrëmjen e djeshme në spektalin e ‘Big brother VIP’.

Në një moment është biseduar edhe për marrëdhënien e Beatrix me Donald, e cila u krijua pikërisht brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa në fillim u duk si një lidhje e fortë, tani gjërat kanë ndryshuar. Këngëtarja herë pas here ankohet se aktori i humorit nuk po i jep vëmendjen që i ka dhënë në fillim të lidhjes së tyre.

Këtë gjë Donaldi e mohon, duke thënë se është po njësoj dhe nuk ka ndryshuar. Teksa Arbana Osmani pyeti se çfarë mendojnë banorët e tjerë për këtë situatë, ndërhyri Arjola e cila i doli në mbështetje Beatrix.

Biseda gjatë spektaklit:

Donaldi: Normale ta dojë 24 në 24?

Ajola: Ça, vëmendjen?

Donaldi: Avash se nuk marr rrogë nga Trixa, nuk më paguan Trixa, nuk jam kloun. Tallesh ti

Arjola: Çfarë o zemra nuk je kloun?

Donaldi: Është normale Arjolë?

Arjola: Se di Donald, e kam shumë të sinqertë. Për Zotin e kam vërejtur se je në botën tënde dhe unë nuk po them se po bën gabim. Thjesht duhet ta kuptoni njëri-tjetrin pak më shumë

E pikërisht këtë moment mamaja e Beatrix, Antigone Ramosaj, e ka publikuar në “Instastory”-n e saj. Ajo madje ka etiketuar Arjolën dhe e ka shoqëruar postimin me një emoji zemër të madhe.

Duket se nëna e këngëtares është dakord me fjalët e aktores së njohur dhe e kënaqur se Arjola po mbështet vajzën e saj.

Image
Insta
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat