Do martohet me shqiptar apo italian? Beniada flet për mashkullin që do i rrëmbejë zemrën

Bota e Yjeve

Do martohet me shqiptar apo italian? Beniada flet për mashkullin që do i rrëmbejë zemrën

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:16
Beniada Nishani

Modelja  është single dhe ende nuk e ka gjetur dashurinë e saj. Megjithatë, për bukuroshen shqiptare nuk ka rëndësi shtetësia apo origjina e partnerit të saj.

Gjatë një bisede me banorët e BBV, modelja seksi është shprehur se ndoshta do martohet me një mashkull që dashuron, që jo domosdoshmërish është italian apo shqiptar.

Por mbesa e ish-presidentit, Bujari Nishani, theksoi se me meshkujt shqiptar do e kishte vështirë pasi kultura e saj me të tyren nuk përputhet.

“Ndoshta as italian, as shqiptar. Ndoshta njoh një tajlandez ose argjentinas. Me thënë të drejtën kjo gjë s’ka pasur asnjëherë rëndësi. Të gënjej nëse them shqiptar. Nuk kam jetuar këtu, kur kam njohur shokë shqiptar, shoqe, kam parë që kultura ime me të tyren nuk përputhet”, tregoi Beniada Nishani.

Image
Beniada Nishani
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat