“Një biznesmen ofroi një shumë të madhe parash për t’i bërë surprizë Arjolës”- Ish-fituesi i BB zbulon prapaskenat

Bota e Yjeve

“Një biznesmen ofroi një shumë të madhe parash për t’i bërë surprizë Arjolës”- Ish-fituesi i BB zbulon prapaskenat

Më: 19 janar 2022 Në ora: 09:36
Arjola Demiri

Ish-fituesi i “Big Brother Albania 6” Anaid Kaloti ka zbuluar detaje rreth parashutave që kalojnë së Big Brother VIP.

Në emisionin ‘Expuls’ ka treguar se gjatë një bisede me biznesmen, i është kërkuar dërgimi i disa parashutave për Arjolën.

“Që të kuptojmë diçka, kanë qenë tre parashuta. Një unë, një Kledi dhe një nga fansat e Donaldit. Ajo e 9 janarit ishte ajo që shkaktoi më shumë polemika dhe i shqetësoi të gjithë njerëzit.

Edhe për Arjolën na kërkoi dhe ofroi shumë të madhe parash një biznesmen për ta surprizuar me 3 parashuta. Ai na tha që mamaja e tij e kishte shumë qejf dhe donte që t’i bënte një dhuratë”, tha Anaidi.

Arjola është cilësuar si një nga konkurrentet më të forta të BBV, dhe është përfolur shumë për historinë e saj prekëse të të kaluarës.

Image
Arjola Demiri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat