Përkeqësohet gjendja e Einxhel, gjatë operacionit i janë vendosur dy vida në pjesën e bërrylit

Bota e Yjeve

Përkeqësohet gjendja e Einxhel, gjatë operacionit i janë vendosur dy vida në pjesën e bërrylit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:29
Einxhel

Mbrëmë vonë, ndërsa po luante një lojë me Ilirin në shtëpinë e Big Brother Vip, banorja Einxhel Shkira ka dëmtuar rëndë krahun.

Sot, ajo doli nga shtëpia Vip dhe u dërguar në spital.

Burime bëjnë me dije se ajo është shtruar te Hygeia dhe se gjendja e saj nuk është aspak e mirë.

Image
Einxhel

Einxhel i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe në krah i janë vënë dy vida, konkretisht në pjesën pranë bërrylit, për ta mbajtur atë mirë.

Kujtojmë se sot, Vëllai i Madh njoftoi përmes një postimi në Instagram se Einxhel është larguar përkohësisht. Por, nuk dihet nëse do të kthehet pasi gjendja e saj duket serioze.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhej në njoftimin e ndarë nga Big Brother.

Pas thyerjes së krahut, banorët i kanë qëndruar të gjithë afër duke u kujdesur për të. Ndërsa, pas daljes së shtëpisë ka reaguar edhe Dj Dagz, ish-konkurrenti me të cilin krijoi një lidhje brenda. Ai u shpreh se "Einxhel do të bëhet mirë sepse ajo është një vazjë e fortë. Ajo që na mbetet ne, është t’i urojmë shërim sa më të shpejt”.

Image
Einxhel

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat