Kate Hudson në një kombinimin perfekt të vjeshtës: Çizmet janë yll i veshjes

Bota e Yjeve

Kate Hudson në një kombinimin perfekt të vjeshtës: Çizmet janë yll i veshjes

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 21:48
Kate Hudson

Kjo aktore është e njohur për rroba elegante klasike

Kate Hudson, e cila aktualisht është duke promovuar filmin “Knives Out: Glass Onion”, po qëndron në Londër, ndërsa paparacët e ndjekin çdo hap të saj.

Mbretëresha e stilit të rastësishëm është fotografuar në rrugët e Londrës në kombinimin të cilin me dëshirë e vesh pothuajse çdo grua.

Kate ka veshur një fustan-triko të gjatë ngjyrë qeramidheje, mbi të cilin ka pasur një pallto lëkure me astar të leshtë.

Edhe pse si fustani ashtu edhe palltoja i rrinin në mënyrë të përsosur kësaj aktoreje, sërish ylli i mbrëmjes ishin çizmet e lëkurës të kthyer mbrapsht në ngjyrë deveje.

Ajo për të cilën njihet Kate është se rrallëherë grimohet rëndë. Këtë herë është ka vënë grim në mënyrë të padukshme, pra sa për të theksuar bukurinë e saj natyrale.

Image
Kate Hudson
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat