Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Bota

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Piloti i aeroplanit Boeing 737 është detyruar të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut, pasi njëra nga rrotat ishte dëmtuar gjatë ngritjes në ajër.

Pamjet dramatike shfaqin tymin e zi duke dalë nga fluturakja dhe një shpërthim që dëgjohet – që me gjasë ishte kur njëra nga rrotat shpërthen.

Megjithatë kjo nuk e ndali pilotin që të vazhdojë rrugëtimin nëpër pistë, derisa u sigurua se do të ndalet plotësisht pa rrezikuar as edhe një pasagjer.

Aeroplani i aviokompanisë FlySafair sapo ishte ngritur në ajër për të nisur udhëtimin dyorësh nga Johanesburgu drejt Cape Toën, por që piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente për shkak të dëmit në fluturake.

Mediat jugafrikane nuk raportojnë për të lënduar, ndërsa ky është rasti më i fundit ku një aeroplan i Boeing bëhet temë diskutimi.

E nga Boeing kanë refuzuar të komentojnë incidentin e aeroplanit të aviokompanisë Fly Safair, duke thënë se aviokompania që e ka në menaxhim obligohet të mirëmbajë flotën e aeroplanëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat