Rusia: Armët që SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë s’do të ndryshojnë situatën në front

Bota

Rusia: Armët që SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë s’do të ndryshojnë situatën në front

Më: 24 prill 2024 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se armët që SHBA po përgatitet të dërgojë në Ukrainë nuk do të ndryshojnë situatën në front. Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin Moskë lidhur me çështjet aktuale.

Peskov bëri një vlerësim për dërgesën e armëve të SHBA-së në Ukrainë, duke thënë: “Situata në zonën e konfliktit është shumë domethënëse dhe e qartë. Por ne nuk lodhemi duke thënë se me shumë mundësi të gjitha grupet e reja të dërgesave të armëve të përgatitura nuk do ta ndryshojnë situatën në front”.

Pasi tërhoqi vëmendjen se presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar më parë se “duhet të krijohet një zonë e sigurt në Ukrainë”, Peskov theksoi se nuk ka pasur asnjë ndryshim në këtë drejtim.

Zëdhënësi Peskov tha se nuk do të komentojë pyetjen për furnizimin me sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë dhe se kjo ishte përgjegjësi e Forcave të Armatosura Ruse.

“Shumë po përpiqen të përdorin situatën në Ukrainë për të zgjidhur problemet e brendshme”

Peskov vlerësoi edhe deklaratën e kryeministrit britanik Rishi Sunak se “vendi i tij do të rrisë shpenzimet e tij të mbrojtjes në 2,5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2030”.

“Shumë janë duke u përpjekur të përdorin situatën në Ukrainë për të zgjidhur problemet e brendshme, duke e përshkallëzuar artificialisht dhe qëllimisht situatën. Ne jemi të vetëdijshëm se situata ekonomike në Britani është e vështirë. Nga njëra anë, ata duhet të shtrëngojnë rripat e tyre. Kjo nuk është Lehtë për qytetarët britanikë. Për këtë arsye militarizimi i një pjese të caktuar të ekonomisë, është një kamuflazh i këtyre vështirësive”, tha Peskov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat