Tirania e rregullave të BE-së!

Bota

Tirania e rregullave të BE-së!

Nga: H.Rafuna Më: 13 maj 2024 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

A duhet të ndihemi të shqetësuar për pjesën tonë të botës, nga një presion i kryqëzuar midis rënies së fuqisë ekonomike me këtë lojën globale të pushtetit, transformimit të ekonomisë në një ekonomi lufte, ndryshimeve klimatike, shkatërrimit natyror, dobësimit të demokracive kombëtare dhe një burokraci e komplikuar dhe gjithëpërfshirëse e BE-së?

“Qytetërimet mund të marrin fund dhe fundi i tyre mund të jetë brutal.

Tani a është Europa në këtë situatë »? pyet opinionisti  kryesor në Politiken daneze.

Ai përgjigjet me po, sepse Europa është në rrezik vdekjeprurës.

Kjo çështje shtrohet një muaj para zgjedhjeve parlamentare në fuqinë dominuese të Europës në  BE-në. Rezultati i zgjedhjeve nga 6 deri në 9 qershor do të ndikojë në shumë zgjedhje të cilat, për shkak të marrëveshjes së ZEE-së dhe fqinjësisë së ngushtë, do të kenë shumë rëndësi edhe për Norvegjinë.

Udhëheqësi kryesor i opinionioneve për Politiken daneze është frymëzuar nga një përfundim e tij i zymtë për presidentin francez Emmanuel Macron. Arsyeja është; agresioni i Rusisë, rreziku që industria dhe kërkimet në  Europë të përfundojnë  prapa SHBA-së dhe Kinës, si dhe rritja e "nacionalizmit të djathtë dhe ekstrem", i cili ka zënë rrënjë në shumë vende të Evropës.

Kompania shumëkombëshe e konsulencës McKinsey, e cila gjithashtu ka shumë ndikim në administratën norvegjeze (në kohë të fundit, një nga konsulentët e saj dha dorëheqje si këshilltar komunikimi i kryeministrit Støre), qëndron pas llogaritjes së balancës së fuqisë midis Europës së definuar si BE-ja me Britaninë e Madhe, Norvegjinë Zvicrën dhe SHBA-në

Produkti i brendshëm bruto i SHBA, GDP, u rrit nga 16 trilion dollarë (USD) në 2022, në 26 trilionë në 2022 (një trilion është një mijë miliardë). 

Amerika filloj me një ekonomi që ishte 12 për qind më e vogël se kjo e Europës, por u rritën në dhjetë vjetët e fundit deri në 20%

Ndoshta kjo është një shenjë për faktin kur kompania e baterive Freyr refuzoi investimin e saj të madh në Norvegji (Mo i Rana), në vend që të përdoren disa qindra milionë para të taksapaguesve norvegjezë për të pasuruar veten, ndër të tjera, me paga dhe shpërblime të çmendura, dhe më pas ikin në Shtetet e Bashkuara, të joshur nga subvencionet më zemërgjëra.

Të ardhurat për frymë në Europë tani janë 27% nën atë të Shteteve të Bashkuara, prandaj Europa duhet të përmirësojë konkurrencën e saj, është mesazhi nga McKinsey.

Kur është në pyetje konkurrenca, Europa është tejkaluar edhe nga Kina dhe duket se ka mbetur mbrapa me këto përllogaritje.

Edhe ish kreu i bankës qendrore të BE-së, italiani Mario Draghi e përshkruan kështu situatën për Financial Times:

“Privilegjet për epokën e mbështetjes tek Shtetet e Bashkuara për mbrojtje, Kinës për eksporte dhe Rusisë për energji kanë përfunduar. ...një model gjeopolitik, ekonomik mbi të cilin është bazuar Europa që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”….)

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe kërcënimi i varësisë nga energjia në një kohë të ndryshimeve klimatike i kanë zgjuar europianët për të parë nevojën e investimeve në mbrojtje edhe në tranzicionin  energjetik, shkruan instituti amerikan CSIS (Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare).

Kjo ndodhë në kohën  kur bisedat e politikanëve për "zhvendosjen e gjelbër" përfshijnë përpjekje të mëdha ekonomike dhe ristrukturim, për një investim nga ana e Europës në industrinë e luftës si një prioritet i domosdoshëm!

CSIS, McKinsey dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN duket se kanë të njëjtën recetë për të hyrë në ofensivë për BE-në dhe lavditë përreth saj.

Së pari,  kërkimet dhe inovacionet duhet të forcohen, sepse investimet e SHBA-së në kërkim dhe zhvillim janë 70% më të larta se ato të Europës, të matura në raport me produktin kombëtar bruto.

Ose siç e përshkruan CEO nga Oljefond, Nicolai Tangen:

- Evropa është më pak punëtore, më pak ambicioze, më pak kundërshtuese ndaj rrezikut dhe më rregull se SHBA.

Së dyti: BE-ja, e cila është një bashkim monetar, duhet të shtrëngojë buxhetet e saj fiskale, d.m.th., buxhetet e shteteve të cilat vështirë se mund të shihen si diçka tjetër përveç si reduktimeve të politikës së mirëqenies….)

Premisa për diskutimin e të ardhmes  Europiane është konkurrenca për rritjen më të madhe ekonomike, fito ose humb, për zhvillim që shkatërron më shumë natyrën, por edhe atmosferën si një sulm ndaj një prej synimeve të supozuara më të rëndësishme në Europë.

Pa dyshim, aktivistët pretendojnë se zhvillimi teknologjik do të thotë që GDP mund të rritet me efekte më pak të dëmshme se më parë.

Por askush nuk duhet të imagjinojë se, për shembull, rritja e SHBA-së prej dhjetë trilionë dollarësh gjatë dhjetë viteve, pra 110 trilionë NOK, mund të ndodhë pa depozitat e dëmshme në mjedis…)

As në Kinë apo Europë nuk ndodh rritja ekonomike pa ndikuar në mjedis, kështu është thënë. Zgjedhja që mbetet është doza e shkatërrimit: Sa natyrë duhet të shkatërrojmë për të ndërtuar një fuqi të re, të parregulluar për të ushqyer rritjen ekonomike në një mënyrë pa fosile?

Pika e fundit që shqetëson Macron dhe shumë të tjerë është kërcënimi ndaj demokracisë si rezultat i rritjes së "nacionalizmit të djathtë dhe ekstrem". Partitë e ekstremit të djathtë si Partia Holandeze e Lirisë, Vëllezërit e Italisë, Fidesz hungareze, Demokratët e Suedisë etj., pritet të rriten në 20-30 % në zgjedhjet parlamentare të BE-së.

Kjo është shkak për shqetësim sepse partitë motra të djathtistëve në grupimin e partisë EPP pas zgjedhjeve të qershorit, është e mundur që për herë të parë të sigurojnë një shumicë me të djathtën ekstreme, kundër partive liberale që ishin më parë.

Një fushë tjetër e mosmarrëveshjes ka të bëjë me komunitetin e biznesit dhe grupet e ndryshme të mendimit që shtyjnë BE-në të heqë rregulloret burokratike….)

Por nuk duhet të harrojmë gjithashtu se rregulloret janë me  një emër tjetër për qeverisjen publike. "Tirania e rregullave" ekziston për një arsye tjetër, thekson komisionerja daneze e BE-së Margrethe Vestager, sepse kjo tirani e regullave në fjalë ekziston për t'u mbrojtur nga abuzimi i botës së biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat