Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se Programi Botëror i Ushqimit do të jetë organizata që do të marrë dhe shpërndajë ndihmë për Gazën nga skela e përkohshme lundruese e ndërtuar nga Amerika.
“Qeveria e SHBA dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë po ofrojnë mallra ndihme për dërgimin nga Qipro në plazhin e Gazës nëpërmjet anijeve ushtarake dhe civile të ShBA-së dhe vendeve partnere, dhe një skelë të përkohshme lundruese”, tha në një konferencë sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneralmajor Patrick Ryder.
“Programi Botëror i Ushqimit do ta marrë atë ndihmë sapo të dalë në breg në Gaza dhe do të koordinojë lëvizjen dhe shpërndarjen e saj përpara njerëzve në nevojë”, shtoi ai, raporton CNN.
Ryder nuk tha se kur saktësisht skela do të ishte gati për të marrë ndihmë përtej “ditëve në vijim”.
“Unë nuk do të hyj në data specifike, por në ditët në vijim mund të prisni që ta shihni këtë përpjekje duke u zhvilluar”, tha Ryder.
Ai gjithashtu u bëri thirrje “të gjitha palëve” që të mos ndërhyjnë në shpërndarjen e ndihmës.