Shefi i OKB-së: Urdhri i GJND-së për Gazën është i detyrueshëm, palët duhet ta respektojnë

Bota

Shefi i OKB-së: Urdhri i GJND-së për Gazën është i detyrueshëm, palët duhet ta respektojnë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 06:22
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres nënvizoi se vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë “detyruese” pasi gjykata e lartë e OKB-së urdhëroi Izraelin të ndalojë operacionet ushtarake në Rafah.

Guterres theksoi se ” vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme dhe beson se palët do të zbatojnë siç duhet Urdhrin e Gjykatës”, tha zëdhënësi i tij.

“Sekretari i Përgjithshëm kujton se …vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme dhe ai beson se palët do të zbatojnë siç duhet urdhrin e gjykatës,” u tha gazetarëve zëdhënësi i tij Stephane Dujarric .

Deklaratat e tij erdhën pasi gjykata e lartë e OKB-së urdhëroi Izraelin të premten të ndalojë “menjëherë” ofensivën e tij ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Guterres gjithashtu do t’ia transmetojë siç duhet Këshillit të Sigurimit njoftimin për masat e përkohshme të urdhëruara nga Gjykata , shtoi Dujarric.

“Pavarësisht nëse vendimet e gjykatës zbatohen apo nuk zbatohen, për ne është e rëndësishme të vazhdojmë çdo përpjekje për të ofruar më shumë ndihma humanitare për njerëzit në Gaza ”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat