Medvedev kërcënon Perëndimin për sanksionet: Do ua kthejmë jetën në një makth

Evropë

Medvedev kërcënon Perëndimin për sanksionet: Do ua kthejmë jetën në një makth

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 12:38
Dmitry Medvedev

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev beson se është e nevojshme që Rusia tu përgjigjet sanksioneve perëndimore.

Në kanalin e tij Telegram, ai bëri thirrje për t’ua kthyer jetën në Perëndim në një “makth të plotë”, duke shkaktuar dëme maksimale.

“Çdo ditë ne duhet të përpiqemi të dëmtojmë maksimalisht ato vende që vendosën këto kufizime kundër vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve tanë”, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.

“Ne duhet të shkaktojmë dëme kudo, të paralizojmë punën e kompanive dhe organeve të tyre qeveritare.

Të shkaktojmë probleme në teknologjitë e tyre më të rëndësishme dhe t’i godasim pa mëshirë, duke shkatërruar fjalë për fjalë energjinë, industrinë, transportin, shërbimet bankare dhe sociale.

Ne do tua kthejmë jetën atyre në një makth,” përfundoi Medvedev.

Kujtojmë se një ditë më parë edhe qeveria e Kosovës vendosi sanksione ndaj Rusisë Bjellorusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Moska, si dhe kundër Iranit për shkak të programin të saj raketor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat