Dhuna në Haiti/ Persona të armatosur vrasin tre misionarë, mes viktimave vajza e një kongresmeni amerikan

Bota

Dhuna në Haiti/ Persona të armatosur vrasin tre misionarë, mes viktimave vajza e një kongresmeni amerikan

Më: 25 maj 2024 Në ora: 08:54
Çifti

Dhuna në Haiti vazhdon të përshkallëzohet. Sipas informacioneve, persona të armatosur kanë vrarë 3 misionarë.

Sipas postimeve në Facebook nga Misionet me bazë në Oklahoma në Haiti, tre misionarët u mbyllën në një shtëpi kur anëtarët e bandës filluan të qëllonin në ndërtesë rreth orës 21:00.

Kongresmeni Ben Baker tha se vajza e tij, Natalie, dhe dhëndri, Davey , të cilët punonin si misionarë, ishin midis viktimave.

“Zemra ime është thyer në një mijë copa. Unë kurrë nuk kam ndjerë dhimbje si kjo”, tha Baker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat