Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll edhe një vendbanim ukrainas

Bota

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll edhe një vendbanim ukrainas

Më: 25 maj 2024 Në ora: 13:41
Një tank i shkatërruar rus në Donjeck. Fotografi nga arkivi.

Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontrollin edhe të një fshati tjetër në lindje të Ukrainës. Ky është përfitimi i fundit territorial nga Moska gjatë pushtimit të saj të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat “kanë marrë kontrollin e fshatit Arhengelske” në rajonin e Donjeckut.

Ky fshat i vogël në vijën e frontit gjendet afër qytetit Oçertejne, të cilit Rusia pretendoi më herët gjatë këtij muaji se e ka marrë nën kontroll.

Policia ukrainase, ndërkaq, tha se tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmeve ruse në Donjeck, ku janë regjistruar më shumë se 1.800 sulme ditën e kaluar.

Rusia nisi një ofensivë në rajonin e Harkivit më 10 maj, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të armatimit./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat