Britania kundërshton urdhrin e GjND-së që Izraeli të ndalë ofensivën në Rafah

Bota

Britania kundërshton urdhrin e GjND-së që Izraeli të ndalë ofensivën në Rafah

Më: 25 maj 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Qeveria britanike ka kritikuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për urdhrin e dhënë që Izraeli që të ndalë menjëherë ofensivën në qytetin Rafah.

Anglia këtë vendim e kundërshtoi me arsyetimin se kjo do të forconte më shumë pikëpamjet e Hamasit.

“Arsyeja që nuk ka një pauzë në luftime është sepse Hamasi hodhi poshtë një marrëveshje shumë bujare pengje nga Izraeli. Ndërhyrja e këtyre gjykatave – përfshirë GjND-në sot – do të forcojë pikëpamjen e Hamasit se ata mund të mbajnë pengje dhe të qëndrojnë në Gaza”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar të premten vonë.

“Dhe nëse kjo ndodh, nuk do të ketë as paqe, as një zgjidhje me dy shtete”, shtoi ai, raporton Reuters.

GjND-ja, edhe pse të premten dha urdhër për ndaljen e ofensivës, ajo nuk ka mjete për të zbatuar atë që ajo vendos në momentin kur rrihet çekani.

Urdhri për ndaljen e ofensivës u dha pasi Afrika e Jugut e akuzoi Izraelin për gjenocid në sulmin e saj në Rripin e Gazës.

Edhe pse një urdhër i tillë u dha, një palestineze thotë se kjo nuk po i ndal ato që ajo i quan masakra.

“Masakrat vetëm sa po shtohen. Ata nuk duhet të thonë një gjë, ndërsa veprimi është diçka ndryshe”, tha Salwa al-Masri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat