Hungaria bllokon mbështetjen për Ukrainën

Bota

Hungaria bllokon mbështetjen për Ukrainën

Më: 25 maj 2024 Në ora: 21:53
Hungaria bllokon mbështetjen për Ukrainën

Hungaria ka kërkuar të frenojë mbështetjen perëndimore dhe atë të NATO-s për Ukrainën gjatë gjithë pushtimit rus.

Bëhet e ditur se Hungaria nuk dërgon armë në Ukrainë që moti kohë dhe ka bllokuar miliarda në fondet e BE-së.

Madje, në prill të vitit 2022, kryeministri hungarez, Viktor Orban, iu referua presidentit ukrainas, Voldymyr Zelensky, si një nga “kundërshtarët e tij”.

Së fundmi, Orban tha se e mbështet politikën e NATO-s për të ndihmuar anëtarët e saj nëse ata sulmohen, por nuk mbështet dhënien e parave dhe armatimit për Ukrainën, e cila nuk është anëtare e aleancës, shkruan yahoonews.

Gjithashtu, Orban tha se nuk është dakord me pikëpamjet e disa anëtarëve të NATO-s se Rusia mund të pushtojë vendet në krahun lindor të aleancës.

Në vend të kësaj, ai e përshkroi pushtimin rus të Ukrainës si një luftë midis “dy vendeve sllave”.

Ndryshe, NATO ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Nëpërmjet aleancës, anëtarët e saj kanë premtuar më shumë se 700 milionë dollarë mbështetje dhe miliarda të tjerë individualisht.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar që aleatët e aleancës ushtarake të koordinojnë 100 miliardë dollarë për Ukrainën gjatë pesë viteve të ardhshme, por jo të gjithë anëtarët duken të jenë pajtuar.

Stoltenberg ka thënë gjithashtu se Ukraina një ditë do të bëhet anëtare e NATO-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat