SHBA-ja i kërkon Gjeorgjisë që të heqë dorë nga “ligji rus për agjentët e huaj”

Bota

SHBA-ja i kërkon Gjeorgjisë që të heqë dorë nga “ligji rus për agjentët e huaj”

Më: 25 maj 2024 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Ligjvënësit në Uashington kanë paraqitur dy projektligje të ngjashme që synojnë të bindin qeverinë gjeorgjiane të heqë dorë nga “ligji rus”.

Bëhet e ditur se ligjvënësit amerikanë po përpiqen ta bindin qeverinë gjeorgjiane që të mos e miratojë ligjin.

Ligji i detyron mediat dhe OJQ-të që të regjistrohen si “agjentë të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind të financimeve nga jashtë vendit.

Por, pavarësisht protestave masive, ligji është miratuar së fundmi në Gjeorgji.

Siç raportohet, nismat e propozuara nga SHBA-ja quhen “Mobilizing and Enhancing George’s Options for Building Accountability, Resilience and Independence (MEGOBARI)” dhe the Georgian People’s Act.

Aktet ofrojnë liberalizim vizash dhe mundësi për të thelluar marrëdhëniet SHBA-Gjeorgji në sektorë të ndryshëm, por sanksionojnë ata që janë përgjegjës për minimin e demokracisë në Gjeorgji.

Ndryshe, një legjislacion i ngjashëm me atë të Gjeorgjisë është miratuar edhe në Rusi për të shtypur kundërshtimin ndaj Kremlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat