Rritet numri i të vdekurve nga sulmi rus në Kharkiv

Bota

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi rus në Kharkiv

Më: 26 maj 2024 Në ora: 14:04
Kharkiv

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 janë plagosur pas sulmit rus që goditi një dyqan në Kharkiv, sipas zyrtarëve.

Përveç numrit të të vdekurve, Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkivit tha se edhe numri i të lënduarve është rritur në të paktën 43.

Sipas zyrtarëve, në momentin kur ndodhi sulmi brenda ndërtesës gjendeshin rreth 200 njerëz.

“Sirena e sulmit ajror ra dhe disa njerëz arritën të dilnin nga ndërtesa, afërsisht 100 persona. Megjithatë kishte ende njerëz brenda ndërtesës”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, Oleh Syniehubov.

“Shërbimet e specializuara janë në vendngjarje. Të gjithë të plagosurve po iu ofrohet ndihmë”, tha Syniehubov duke shtuar se “nuk ka asnjë objekt të vetëm ushtarak aty pranë”.

Ndërkohë, të paktën dy persona u vranë dhe të paktën 10 u plagosën si rezultat i një kundërsulmi ukrainas në një fshat rus në rajonin e Belgorodit, ka njoftuar guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat