Në Frick të kt.Argau u kremtua 8 marsi dita ndërkombëtare e gruas

Diaspora

Në Frick të kt.Argau u kremtua 8 marsi dita ndërkombëtare e gruas

Nga: Dashnim Hebibi Më: 11 mars 2024 Në ora: 16:32
Foto nga ngjarja

„ShKShF është formuar vitin e kaluar më 18 mars 2023. Kjo shoqatë synon ruajtjen dhe avansimin e vlerave shqiptare, kryesisht nëpërmjet organizimit të takimeve dhe eventeve si festa e sotme, pikniqe në natyrë dhe festimin e festave kombëtare“, tha ndër të tjera, zonja Miranda Tairi-Rustemi.

Shoqata Kulturore Shqiptare „Fricktal” në Frick të Kantonit Aargau edhe pse është themeluar jo më shumë se një vit, ajo po tregohet shumë e sukseshme me projekte duke e pasur parasysh, se rreth kësaj shoqate ka veprimtarë të dëshmuar me dekada. Pas disa takimeve, që i kanë pasur gjatë vitit 2023, kryesia e shoqatës së bashku me grupin e grave, dëshmuan me 8 mars, se nga kjo shoqatë vërtet se priten suksese edhe ate jo vetëm organizime nga burrat, por edhe nga femra shqiptare.

Është një leksion i shëndosh, se gruaja shqiptare duhet të jetë më e organizuar. Për një takim festiv kushtuar 8 marsit, kryesia e shoqatës, e drejtuar nga z.Rafet Ademi, kryetar si dhe Nderim Ibrahimi, sekretar dhe me anëtarët e tjerë të kryesisë e të përkrahur edhe nga familjet e tyre e para dhe pastaj edhe nga gra të tjera shqiptare të kësaj pjese të Zvicrës, organizuan në mënyrën më të mirë të mundshme festën e 8 marsit.

Image
Foto nga ngjarja

Ajo çka është për të uruar këtë shoqatë, se hyrja në sallë për të festuar nuk ishte me pagesë, gjithashtu edhe pijet ishin falas. Kishte muzikë me dixhej të organizuar nga shoqata e të drejtuar nga mjeshtri i muzikës, z.Nderim Ibrahimi, njëherit sekretar i shoqatës. Shumë kush, ndoshta edhe nuk ka besuar, se do të mbushet salla, por ndodhi e kundërta, organizatori kishte planifikuar se do të vijnë aty rreth 200 gra, por erdhën shumë më shumë.

Kryetari i shoqatës, z.Rafet Ademi së bashku me kryesinë e shoqatës, me një punë të zellshme e shumë miqësore, u përkujdesën që të kalohet mbrëmja mirë dhe ashtu ndodhi. Kryesia e shoqatës falënderoi nga zemra kryetarin e komunës së Frick dhe gjithë stafin, banorët e saj si dhe gratë që kishin pranuar të festojnë këtë festë përmes shoqatës. Ky organizim u mirëprit mirë nga familjet e tyre dhe duan që të organizohet edhe në të ardhmen.

Nuk patë shumë fjalime, por me modesti, duke vallëzuar e duke u njohur me njëra tjetrën, treguan, se miqësia mundet të rritet mes veti.

Me një fjalë përshëndetëse, zonja Miranda Tairi-Rustemi iu drejtua të pranishmëve në emër të këshillit organizativ dhe ndër të tjera tha: “Të nderuara Zzonja dhe zonjusha, kam nderin që në emër të Shoqatës Kulurore Shqiptare në Fricktal t’ju dëshiroj mirëseardhje në festën e parë të 8 marsit në Frick, si dhe t`ia uroj ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ish politikanja e njohur angleze, Margaret Thatcher ka thënë: „Nëse kërkoni në politikë të thuhet dicka, kërkojani një burri.

Nëse kërkoni të behet diçka, kërkojani një gruaje.“ Me motivim të përbërë nga fjalë të ngjajshme, na mundësoi dhe na inkurajoi kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Fricktal, për të realizuar idenë e Festës së 8 Marsit në Frick. Unë quhem Miranda Tairi-Rustemi, jam nënë e dy fëmijëve, me profesion jam juriste dhe punoj 100%, poashtu edhe shoqet e mia të grupit punues i përbërë nga femrat e kësaj shoqate të gjitha nëna dhe në mardhënie pune, kemi ndarë kohën për ta realizuar këtë takim. Më lejoni ti prezentoj; Idajete Ramadani (nënkryetare e Shoqatës), Yllka Ibrahimi, Xhihane Ahmeti, Ganimete Jusufi dhe Selime Ramadani (zëvendës sekretare) për një kohë shumë të shkurtër arritëm të realizojmë këtë dëshirë, për organizimin e këtij evenimenti.

Ju lus për një duartrokitje për shoqet e mia! Shoqata jonë, edhe pse tepër e re dhe financiarisht ende jo e avansuar, mori përsipër të gjitha kostot e organizimit të festës së sotme. Për këtë gjest dua që në emër të të gjitha grave që sonte janë prezent t’i falemnderohem fillimisht kryesisë së shoqatës Kulturore Shqiptare te Fricktalit. Poashtu një faleminderim i veçant i takon edhe disa sponzorëve tanë që vullnetarisht ofruan mbështetjen e tyre për këtë organizim.

Ato janë ndërmarjet shqiptare nga Fricku dhe rrethina për dekorimin e sallës janë përkujdesur Eurovin Event nga Frick-u (falas), „Restaurant Rebstock Frick“ Beauty Sallon LUX Zone nga Münchwilen * Automoor AG nga Frick-u, respektivisht Stäfa Kanton Zürich * Gostivar Handels nga Rothrist * Best Outlets Frick * A3 Fahrschule Frick * Morea Beauty Frick.

Një faleminderim i veçantë i takon edhe komunës së Frickut, poashtu edhe zonjushës Faime Fejzullahu nga sektretaria e komunës që na u mundësua perdorimi i kësaj hapësire për natën e sotme, poashtu falas. Për fund tua prezantoj shkurtë Shoqatën Kulturore Shqiptare në Fricktal, për ju të cilat nuk e njihni.

ShKShF është formuar vitin e kaluar më 18.Mars 2023. Kjo shoqatë synon ruajtjen dhe avansimin e vlerave shqiptare, kryesisht nëpërmjet organizimit të takimeve dhe eventeve si festa e sotme, pikniqe në natyrë dhe festimin e festave komëbtare. (Në prapavijë mund të shihni edhe disa fotografi nga dy organizimet e kaluara).

Për ju që doni të dini më shumë për shoqatën tonë apo, ende më hollësisht, t`na bashkangjiteni në shoqatë, keni në disponim disa quercode ku gjeni informata shtesë dhe fletëpagesa për anëtarsim të menjëhershëm.

Poashtu, nëse keni shprehur dëshirë që të paktën të mbështetni shoqatën tonë financiarisht, këtu prapa meje kemi vendosur një kuti (Spendebox) ku ju mundeni të dhuroni një shumë sado qoftë e vogël apo e madhe për organizimet e rradhës. Urojmë, që këtë festë për ditën ndërkombëtare të gruas, ta përsërisim edhe viteve tjera dhe ta bëjmë traditë! Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj dhe ju dëshiroj një mbrëmje të këndshme, me këngë e valle nga gjitha trevat shqiptare! Gëzuar“.

Manifesitmi vazhdoi me valle deri në orën 12 të natës. Kryetari, z.Rafet Ademi, si dhe sekretari z.Nderim Ibrahimi, së bashku me familjet e tyre dhe me anëtarë të tjerë të kryesisë, u ndanë shumë të kënaqur me këtë organizim dhe padyshim, se presin edhe në festa të tjera të jenë të organizua në këtë nivel.

Për medien tonë, z.Ibrahimi, na tha, se janë duke bashkëpunuar edhe me shoqata të tjera shqiptare në Zvicër dhe janë të hapur edhe në të ardhmen. Qëllimi i vetëm i organizimeve është, që të njihemi mes veti, të mbajmë të gjallë jetën kulturore të atdheut tonë, të flitet gjuha jonë e ëmbël shqipe, të ruhet tradita jonë kombëtare, por mbi të gjitha që të vazhdohet tek gjenerata e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat