Festë e madhe për Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsin u mbajt në Grac të Austrisë

Diaspora

Festë e madhe për Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsin u mbajt në Grac të Austrisë

Nga: Izri Rexha Më: 14 mars 2024 Në ora: 06:00
Foto nga festa

Nën një atmosferë të ngrohtë shoqërore bashkëatdhetare u festua festa madhështore kushtuar Ditës së Gruas 8 Marsit, që u mbajt me 10 mars në sallën në Pushstraße 47, 8020 në Grac të Austrisë nga Shoqata „Rinia“ nga Graci . Kjo shoqatë edhe një herë dëshmoi punen plot entuziazëm të aktivistëve shqiptar për të mbajtur gjallë kulturën dhe traditat tona kombëtare ku një rol të veçantë kanë nënat me fëmijët e tyre të cilat mbajnë aktiv aktivitetet kulturore. Ato festuan në mënyrë madhështore nën tingujt e muzikës popullore të kënduar nga këngëtarja Shemsije Gashi me stafin e saj me këngë të bukura popullore si dhe Faik Kryeziu, muzikant ishte Mexhit Makiqi, që u përcollën nga vallëzimet tradicionale të vallëtareve nga shoqata, që tani janë studentë në Universitetet e Gracit. Programin e moderoi Bleona Shala, kurse solist ishin Gentrit Ramadani dhe Leonora Beqiri.

Fjalen e rastit e mbajti kryetarja e Shoqatës znj. Miki Ramadani e cila po bën një punë organizative të mrekullueshme ku ndër të tjera theksoi rëndësinë e grave shqiptare graciane për të punuar bashkë dhe për të qenë kontribuese në kulturën tonë. Në këtë manifestim u përurua edhe libri i Bukurije Limani „Të jesh mësuese në mërgim“ ku u paraqit puna shumëvjeçare e mësueses Bukurije, kontributi i saj si mësuese për të iu mësuar fëmijëve shkronjat e para në gjuhën shqipe e deri për të mbajtur aktiv me aktivitete e organizime me nxënës dhe prindër. Këtij manifestim i dhanë vlerë edhe prania Kryetares së Shoqatës së Mësuesëve „Naim Frashëri“ znj. Antigona Elshani si dhe aktivstja për të Drejtat e Grave znj. Remzije Berisha nga Kosova dhe poetja znj. Kimete Zahiti Ternava si dhe mësueset, mjeket dhe gratë autoritative nga Graci, Kllagenfurti dhe Vjena. Për monografinë e librit të autorës Bukurije Limani fjalën e rezymesë e mbajti Antigona Elshani.

Shoqata Rinia është një vendtakim i hapur i të gjithë nxënësve të shkollës dhe studentëve që kanë vullnet e dëshirë të shprehin talentin e tyre në recitim, vallëzim, monolog, këndim apo pjesë teatrale dhe kjo më së miri dëshmon paraqitja e të rinjëve në skenë, si artistë apo artiste të vërteta.

Kësaj radhe u dalluan aktivistet më të reja me prejardhje nga Rogova, Tringa e Troja Lajçi dhe Klea Muriqi. Ato recituan poezi kushtuar 7-të dhe 8-të Marsit të cilat me zërin e tyre të bukur artistik shprehen emocioenet prej artisteve të vogëla që ky manifestim të përshkohet me përjetime adhurimi ndaj grave, nënave, mësuesëve dhe gjuhës shqipe. Ato duken në skenë gjithmonë të buzqeshura, të dashura dhe plot sharm si artiste të vërteta të fjalës së bukur.

Të gjithë të pranishmit përjetuan momente të mahnitshme artistike me shpresë që edhe herëve tjera të kenë organizime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat