Në vend të parave merrnin kokainë/ Skema, si Lorela shfrytëzonte të miturat për prostitucion

Diaspora

Në vend të parave merrnin kokainë/ Skema, si Lorela shfrytëzonte të miturat për prostitucion

Më: 19 mars 2024 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e autoriteve greke për 31-vjeçaren shqiptare, Lorela Kapaj, e cila akuzohet se së bashku me shokun e saj, një 34-vjeçar grek, rekrutonin vajza të mitura të cilat shfrytëzoheshin për prostotucion.

Sipas hetimeve, Lorela ndihmonte një vajzë 15-vjeçare greke me iniclaet Th.Dh. dhe një 17-vjeçare shqiptare me inicialet M.L. për të gjetur klientë për prostitucion. Sipas dosjes hetimore, të miturat shpesh herë në vend të parave “paguheshin” me lëndë narkotike, kokainë.

Raportohet se të arrestuarave të mparshme, sot iu shtua edhe një 25-vjeçare, e cila dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari. Mediat greke raportojnë se 25-vjeçarja me emrin Maria, bashkëpunonte edhe me të dashurin e saj, krahas personave të tjerë të përfshirë, të cilët tanimë janë arrestuar.

Roli i Marias dhe pagesat përmes kokainës

25-vjeçarja Maria, dyshohet se krijonte kontakte me të miturit që në verën e vitit 2023 dhe i ka ndihmuar ata në gjetjen e “klientëve”, duke marrë nga paratë që të miturit kanë fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat