Shoqata Atlantiku, në Nju Jork, telegram ngushëllimi për ish-ushtarin e UÇK-së, Ymer Kukaj

Diaspora

Shoqata Atlantiku, në Nju Jork, telegram ngushëllimi për ish-ushtarin e UÇK-së, Ymer Kukaj

Nga: Beqir SINA New York Më: 22 mars 2024 Në ora: 20:11
Shoqata Atlantiku

NEW YORK : Ndarja nga jeta e  ish luftëtarit të UÇK-së, nga radhët e Batalionit Atlantiku, ka shkaktuar dhimbje në zemrën e çdo bashkëluftëtari në Amerikë, çka është shprehur edhe në telegramin e Kryesisë së Shoqatës Atlantiku, në Nju Jork.

Sot, në telegramin që i kan dërguar, Familjes Kukaj ata kan ngushëlluar familjen, miqtë, ish bashkëluftëtarët dhe të gjitha ata që e kanë njohur Ymer Kukajn.

Kryesia e Shoqatës Atlantiku, në Nju Jork, në telegramin që i ka dërguar Familjes Kukaj me rastin e vdekjes se ish-luftëtarit Ymer Kukaj - ka shkruar në statusin e saj në Fb, se ai ishte inspirim gjatë okupimit, çlirimit dhe pas lirisë një burrë shqiptar shembull që nuk u ndal kurrë për idealin e lirisë dhe bashkimit kombëtar.

"Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen me ju për vdekjen e Bacës Ymer."

Ymer Kukaj thuhet në telegramin e kësaj kryesie ishte inspirim gjatë okupimit, çlirimit dhe pas lirisë së Kosovës. Ai ishte një burrë shqiptar shembull që nuk u ndal kurrë për idealin e lirisë dhe bashkimit kombëtar.

"Humbja e Bacës Ymer është humbje për krejt kombin shqiptar. Veprat e tij do të jenë themel për vazhdimin e forcimit dhe bashkimit të kombit shqiptar."

Si shokë të luftës ndihemi që kemi humbur një familjar tonin, shkruan Kryesia e Shoqatës Atlantiku, në Nju Jork, në telegramin që i ka dërguar Familjes Kukaj: "Qëndroni të fortë dhe krenarë. Jemi me ju. Lavdi jetës së Ymer Kukajt!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat