Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres së tij, arrestohet për tentativë vrasjeje 36-vjeçari shqiptar

Diaspora

Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres së tij, arrestohet për tentativë vrasjeje 36-vjeçari shqiptar

Më: 29 prill 2024 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Policia Italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar në Itali, për tentativë vrasjeje.

Shqiptari, duke mbajtur një çekiç në dorë, ka sulmuar të dashurin aktual të ish-partneres së tij, duke i shkaktuar lëndime shumë të rënda në kafkë.

Ngjarja ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e patrullës, ka parandaluar vrasjen.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat