Ushqimi dhe sëmundjet e zemrës, dieta pas infarktit

Dieta

Ushqimi dhe sëmundjet e zemrës, dieta pas infarktit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

Mjekja Ervehe Dervishaj, duke iu referuar studimeve më të fundit, tregon se cilat janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë te pacientët, të cilët kanë pësuar infarkt në zemër

Të hash në mënyrë të shëndetshme do të thotë të kujdesesh për veten. Ndjekja e një diete të ekuilibruar, nuk është vetëm një mënyrë për tu mbajtur në formë.

Siç tregohet nga dhjetëra studime shkencore, ajo është mbi të gjitha një nga format më efektive të parandalimit të sëmundjeve të zemrës, që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tonë dhe, në të njëjtën kohë, për të parandaluar përsëritjet, si në rastin e infarktit.

Por cilat janë ushqimet që duhet të konsumojë një pacient që ka probleme me zemrën. Mjekja Ervehe Dervishaj, duke iu referuar studimeve më të fundit, tregon se cilat janë ushqimet që nuk duhet ë mungojnë te pacientët, të cilët kanë pësuar infarkt në zemër.

Dëmtimet e zemrës nga ushqimi

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë substanca të dëmshme të tilla si yndyrë, mund të çojë në formimin e pllakave që, me kalimin e kohës, ndryshojnë strukturën e kufizimit të arterieve, duke zvogëluar rrjedhjen e gjakut që arrin në muskujt e zemrës dhe organeve të tjera të tilla si sistemi nervor qendror, mushkëritë dhe veshkat.

Kjo mund të sjellë një sulm të drejtpërdrejtë, pasojë ishemike ose dëmtim të mundshëm në zemër e tru dhe rrezik të lartë të sulmit në zemër dhe infarktit. Prandaj është i lidhur ngushtë me çrregullime të sistemit kardiovaskular. Ka një kategori ushqimesh që nuk rekomandohen për pacientët e zemrës, sidomos për ata që kanë vuajtur tashmë një sulm në zemër ose janë përballur me probleme të tjera kardiake, të tilla si goditje apo aritmia.

Dieta

Le të shohim, në mënyrë specifike, cila është dieta që duhet ndjekur, pas një sulmi në zemër:

Kokrra të plota, bollgur dhe miell misri; bishtajore, si fasulet, thjerrëzat; të gjitha perimet, por sidomos brokoli, lakra dhe karrota; peshku i pasur me omega-3: sardelet, ton, salmon rreptësisht të freskët dhe të hahet të paktën dy herë në javë; djathërat dhe produktet e qumështit pa yndyrë; qumësht i skremuar; fruta të freskëta dhe të thata si arra, lajthi, kikirikë, kumbulla të thata, hurma, kajsi, etj.

Ushqimet që nuk duhen konsumuar

Përveç ushqimeve që duhet të jenë në tryezën e këtyre pacientëve, janë edhe një kategori tjetër ushqimesh, të cilat nuk duhet të konsumohen.

Kështu, shumë të rëndësishme për pacientët të cilët kanë pësuar një atak në zemër, është shmangia e ushqimeve që kanë tendencën për të rritur nivelin e kolesterolit në gjak; apo acidet yndyrore të hidrogjenizuara, të tilla si ato të përfshira në gjalpë, margarinë, produktet e pjekura si biskota, ëmbëlsira.

Këshilla

Para se të ndiqni një dietë të dedikuar për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, është mirë të mbështeteni në një specialist i cili, në bashkëpunim të ngushtë me kardiologun, do të vlerësojë statusin e përgjithshëm shëndetësor të pacientit dhe zemrës së tij, historinë klinike dhe familjare, si edhe faktorët e rrezikut, të tilla si diabeti, pirja e duhanit dhe një mënyrë jetese të ulur, dhe pastaj të përgatisë një plan ushqimi të personalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat