Dieta Keto vjen në një version të ri: Humb peshë shëndetshëm dhe mbro mjedisin

Dieta

Dieta Keto vjen në një version të ri: Humb peshë shëndetshëm dhe mbro mjedisin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:04
Ilustrim

Flasim çdo ditë për dieta dhe çdo ditë dalin metoda të reja dobësimi. Një nga më të famshmet, e ndjekur edhe nga persona publikë është dieta ketogjenike. Ideja që fshihet pas saj është e thjeshtë: Merr sasi të vogla karbohidratesh që trupi të ketë mjaftueshëm energji nga glukoza për të mbajtur veten. Kështu si burim energjie trupi do përdorë dhjamin që do kalojë në procesin e quajtur ketosis.

Kjo dietë e vendos trupin në pozitë perfekte për të shkrirë dhjamin dhe për të ndërtuar muskuj.

Varianti vegan i dietës sapo ka dalë dhe me siguri do i shtyjë shumë njerëz ta provojnë. Ajo ju lejon të konsumoni 3  vakte në ditë, plus ushqime në mes vaktesh, duke bërë të mundur që trupi të ketë marrë vlerat e duhura dhe niveli i sheqerit në gjak të jetë në rregull.

Dieta keto vegane u zhvillua nga Dr. Roberta Bartocci, e cila ka nxjerrë edhe një libër të detajuar për të. Ushqimet që përfshihen janë sigurisht me bazë bimore dhe janë lehtësisht të gjendshëme. Ndihmon me dhimbjet e muskujve dhe largon ujin që grumbullon trupi. Për të rezistuar në aplikimin e kësaj diete mos nguroni të eksperimentoni me shijet dhe ushqimet vegane. Ka pafund opsione, por disa prej tyre po ua paraqesim me foto më poshtë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat