7 pijet detoks që ju nevojiten këto ditë!

Dieta

7 pijet detoks që ju nevojiten këto ditë!

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:42
Ilustrim

Sezoni i festave kalon shpejt, duke na dhënë kohë të mjaftueshme për të shijuar ushqimet e rënda dhe të yndyrshme. Tani gjithçka që duam të bëjmë është të detoksifikojmë dhe t'i japim pushim stomakut. Pas “tërmetit” të festave relaksohuni, pushoni dhe rifilloni udhëtimin tuaj shëndetësor me pije detoks që nuk do t'iu rëndojnë dhe gjithashtu do t'iu mbushin me lëndë ushqyese thelbësore. Më poshtë është një listë me 7 pije detoks, speciale për dimër.

Lëngu Amla

I mbushur me vitaminë C që rrit imunitetin, Amla është gjithashtu e njohur për përshpejtimin e metabolizmit, ndihmon tretjen dhe uljen në peshë. Pra, merrni shumë Amlas dhe lërini ato për të bërë pije detoks në mëngjes.

Limonadë rrezatuese

Asgjë tjetër nuk mund t'iu freskojë më tepër se një limonadë pas një vakti të rëndë. Kjo pije e veçantë për dimër është e mbushur me freskinë e limonit, dhe lëndë ushqyese nga karotat, mollët, panxhari dhe rrepat.

Çaji me mjaltë-limon-xhinxher

Nëse e doni patjetër aromën e limonit, por në një pije të ngrohtë, ky çaj është i përsosur. Limoni i rrethuar nga xhinxheri dhe mjalti e bën këtë çajin ideal detoks, veçanërisht në dimër.

Çaj detoks Haldi

Shafrani i Indisë, mjalti, xhinxheri dhe piper i zi, të gjitha këto janë përbërësit idealë për detoksifikimin pasi e keni tepruar me ushqimet. Përgatisni këtë çaj detoks duke i zier së bashku dhe konsumojeni pijen të nxehtë.

Spinaq dhe lëng molle

Përfitoni sa më shumë nga produktet e dimrit duke bërë lëngjet me to. Ky lëng me spinaq dhe mollë është domosdoshmëri në dietën tuaj detoks dhe plotëson lëngjet e humbura, ndihmon në humbjen e peshës dhe jep përfitime të ndryshme shëndetësore.

Çaj jeshil, shafrani i Indisë, xhinxher

Çaji jeshil është një tjetër pije që kërkohet për detoksifikimin efektiv. Por ky çaj jeshil shkon një hap më tej, kur përzihet me shafran Indie dhe xhinxher, për ta nisur dietën e vitit në mënyrë perfekte.

Ujë detoks me kripë rozë dhe xhinxher

Ky ujë detoks përmban kripë rozë, xhinxher dhe mjaltë! Kjo pije ka shije të mrekullueshme dhe është gjithashtu e lehtë për t'u përgatitur.

Jepini vitit tuaj të ri një fillim të shëndetshëm me këto pije detoks.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat