Sot Dita Ndërkombëtare Pa Dietë, përse festohet

Dieta

Sot Dita Ndërkombëtare Pa Dietë, përse festohet

Më: 5 maj 2022 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Imazhet e punuara në revistat e modës dhe bukurisë janë cilësuar si një shkak i drejtpërdrejtë i një rasteve në rritje të çrregullimeve të të ngrënit tek të rinjtë.

Për një kohë të gjatë, të pasurit një “trup ideal” është shoqëruar me imazhet e forma trupore joreale dhe dieta të pashëndetshme e të rrezikshme.

“Dita Ndërkombëtare Pa Dietë” është vendosur me synimin për të promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme për të gjitha llojet e trupit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë se si kjo ditë u përcaktua si e tillë dhe si ta fesoni në mënyrën më të mirë.

Historia e Ditës Ndërkombëtare Pa Dietë

Iniciativa u mor nga Mary Evans, në vitin 1992. Qëllimi i saj ishte të ndihmonte burrat dhe gratë në mbarë botën të vlerësonin më tepër trupin e tyre.

Mary, e cila kishte kaluar vetë anoreksinë, krijoi organizatën e saj “Diet Breakers” (Shkelësit e dietës) dhe më pas krijoi edhe “Ditën Ndërkombëtare Pa Dietë”.

Qëllimi është për të ndihmuar dhe ndërgjegjsuar njerëzit, që të marrin trajtimin e duhur në lidhje çrregullimet e të ushqyerit.

Plani i saj përfshin:

Edukimin e njerëzve për të ndjekur në mënyrën e duhur dietën.

Të gjithë njerëzit të bëjnë një pushim një-ditor nga dietat e tyre.

Të pranohet shumëllojshmëria e formave dhe madhësive trupore. Sepse sipas saj, trupat janë të bukur në të gjitha format dhe madhësitë e tyre.

Duke marrë parasysh që dietat nuk funksionojnë dhe pesha e humbur rifitohet pothuajse në çdo rast brenda 5 viteve, dhe se njerëzit mund të krijojnë zakone të pashëndetshme, organizatat në të gjithë botën janë angazhuar duke detyruar industrinë e modës të etiketojë imazhet e modifikuara.

Dhe të përjashtojnë plotësisht përdorimin e photoshop-it në fushatat e tyre reklamuese.

Si mund ta festoni këtë ditë

Ka një sërë mënyrash me të cilat mund të merrni pjesë në “Ditën Ndërkombëtare Pa Dietë”. Kjo përfshin:

Duke kuptuar se trupi juaj është i bukur dhe i veçantë pikërisht ashtu siç është.

Kuptoni joefikasitetin e dietave komerciale dhe mësoni rreth industrisë së ushqimit.

Komplimentoni kolegët për kontributet, arritjet dhe aftësitë, në vend që të fokusoheni tek pamja.

Veçanërisht në këtë ditë, konsumoni atë që doni dhe mos u shqetësoni për kaloritë!

Jini aventurier dhe gatuani diçka që keni dashur gjithmonë, por nuk e keni bërë kurrë më parë.

Ju gjithashtu mund të ndërgjegjësoni njerëzit e tjerë për çrregullimet e të ngrënit.

Pra ju mund ta festoni këtë ditë në shumë mënyra dhe më e rëndësishmja është të mbani mend:

Duaje trupin tënd dhe duaje veten ashtu siç je! Mos e gjykoni në bazë të një numri, dhe mos i tjekaloni përpjekjet për të humbur peshë vetëm për t’u dukur bukur.

Festoni duke zgjedhur një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat