Mësoni cilat janë arsyet pse nuk po e rrëzoni dot barkun

Dieta

Mësoni cilat janë arsyet pse nuk po e rrëzoni dot barkun

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:19
Ilustrim

Pjesa e barkut është shpesh më e vështira për t’u rrëzuar. Dhe arsyet janë disa.

Po moshohesh. Nuk është e lehtë ta pranosh, por metabolizmi nuk është njëlloj si 18 dhe 30 vjeç dhe ndryshimi sa vjen e theksohet.

Nuk po bën ushtrimet e duhura. Shumë mirë që shkon në palestër, por këshillohu me instruktorin për ushtrimet që duhet të bësh për barkun. Aerobia, megjithatë është shumë e mirë, për të humbur në peshë e për të shkrirë dhjamin.

Ha shumë ushqime të përpunuara. Nëse do të humbasësh barkun duhet të ndalosh së piri pije të ëmbla me gaz, madje dhe ato që thonë që nuk kanë sheqer, ushqime fast food dhe të tjera të ambalazhuara e të përpunuara me përmbajtje të lartë sheqernash.

Nuk fle sa duhet. Mungesa e gjumit sjell çregullime në metabolizëm dhe kjo reflektohet dhe në permietrin e mesit. Mundohu të flesh 7 deri në 9 orë në një ditënatë, largo telefonin nga dhoma e gjumit, mbaj një temperaturë normale në dhomë, mos konsumo pije me kafeinë para gjumit dhe ruaj të njëjtën rutinë edhe gjatë fundjavës.

Je e stresuar. Hormonet e stresit janë armiqtë e formës së mirë trupore, ti depoziton më shumë dhe nuk harxhon sa duhet, për mos të folur për çrregullimet e ushqyerjes që sjellin si pasojë shtimin në peshë në vende të caktuara.

Ke formë molle. Nëse kur shton kile i vë më shumë në pjesën e barkut sesa të vitheve dhe të kofshëve do të thotë që ajo pjesë natyralisht do jetë më e dukshme te ty dhe duhet shumë punë për ta larguar, por është gati e pamundur për ta eleminuar.

Mund të kesh sindromën e formimit të kisteve. Disa femra që kanë këtë sindromë, kanë prirjen për të shtuar në peshë dhe sidomos në pjesën e barkut. Duhet të konsultohesh me gjinekologun për të marrë trajtimin e duhur sepse kjo sindromë ka dhe pasoja të tjera estetike dhe që kanë të bëjnë me fertilitetin.

Nuk lëviz. Jeta pasive dhe gjithë rutina e ditëve mund të jenë shkak i shtresës së dhjamit që ka zënë vend në bark, prandaj nis të ecësh më shumë, të vraposh, të shkosh në palestër dhe të bësh një jetë aktive.

Nuk merr mangezium sa duhet. Mendo pak sa shpesh ha perime me gjethe të gjelbra apo fruta të thata. Ato janë një burim i mirë magnezi, mungesa e të cilit çon në krijimin e barkut.

Dieta jote ditore përmban shumë kripë. Shmang shtimin e kripës në gjellë dhe zëvendësoje me erëza që  japin po aq shije.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat