4 rregulla që do t’ju ndihmojnë të mos hani më shumë se ç’duhet

Dieta

4 rregulla që do t’ju ndihmojnë të mos hani më shumë se ç’duhet

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Ilustrim

Nëse e keni vënë re në një ditë të nxehtë, kur trupi ynë dehidratohet, duam me patjetër një sasi të madhe uji. Sapo shohim gotën e ujit, ne nuk mendojmë të pimë vetëm një gllënjkë, por kemi dëshirë të pimë gjithë sasinë e ujit pa ndërprerje, madje tendenca është dhe për një gotë të dytë.

E njëjta gjë ndodh edhe me urinë. Kur ne jemi të uritur, dëshira për të ngrënë sasi shumë të madhe ushqimi, është automatike. Duam të hamë sa më shpejt që të krijojmë edhe ndjesinë e ngopjes po aq shpejt. Këtu krijohet raporti mes nofullave dhe trurit. Ne lëvzim nofullat në mënyrë ritmike të nxituar, pasi  kjo  metodë “prangos” më mirë dhe hormonin e endorfinës, që i çon mesazhin trurit se do të ndihet më mirë, do të “shërohet” nga uria, nëse do të hahet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Është e studiuar për trurin, që t’i çojë informacion stomakut se është i ngopur, do 30 minuta.

Duket kohë shumë e gjatë për ditët tona moderne dhe të ngjeshura, por kjo është një nga mënyrat më të mira për të ndaluar mbingrënien, që sjell dhe mbipeshën.

Nëse ndiheni të sulmuar nga uria dhe nuk keni 30 minuta për të konsumuar vaktin tuaj, përdorni këto 4 praktika psikologjike të qënësishme, të cilat ngadalësojnë dhe ritmin e ngrënies:

1- Kam akses në ushqim

2- Kam ushqim mjaftueshëm

3- Ushqim do të kem gjithmonë në tavolinë

4- Më lejohet ta ha këtë ushqim

Në këtë moment truri do të arrijë të thyejë ciklin e tij për mbijetesë dhe nuk do të kërkojë më ushqim.

Aurora Malësija është një vajzë që eksperiencën dhe rrugëtimin e saj të rënies nga pesha ka vendosur ta ndajë publikisht në mediat sociale, në faqen e saj në Instagram, @diet_me_psikologji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat