“Kam ngrënë shumë ullinj kur isha e vogël”, zbulohet dieta e Kate Middleton

Dieta

“Kam ngrënë shumë ullinj kur isha e vogël”, zbulohet dieta e Kate Middleton

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Kate Middleton është një grua me një figurë të hijshme, për të cilën kujdeset pa e privuar veten dhe duke mos e tepruar me dietën e saj.

Princesha e Uellsit, për shembull, ka një dobësi të madhe ndaj ëmbëlsirave dhe i bën ato mjaft shpesh, ndërsa në të njëjtën kohë i pëlqen edhe buka, të cilën e bën edhe disa herë. “Më pëlqen të bëj ëmbëlsira dhe byrekë”, është shprehur ajo më parë.

Ndërsa ishte shtatzënë me Princin George, Kate Middleton ishte shumë e dhënë pas perimeve, ndërsa dobësia e saj për erëzat ishte gjithashtu diçka që ra në sy gjatë shtatzënisë.Kate ka pasur gjithmonë një dietë të shëndetshme, edhe si fëmijë! Në fakt, ajo kishte treguar në të kaluarën: “Kam ngrënë shumë ullinj kur isha e vogël ”.

Lëngu jeshil është gjithashtu diçka që ajo e do dhe e përfshin në dietën e saj të përditshme. Lakra, spinaqi dhe mollët janë përbërësit kryesorë, por Princesha e Uellsit kombinon lakër jeshile, matcha (gjethe çaji jeshil), spinaq dhe boronica. Sigurisht, ajo gjithashtu kujdeset të pijë mjaftueshëm ujë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat