Të fryrë pas festave? 3 pije për të detoksifikuar trupin!

Dieta

Të fryrë pas festave? 3 pije për të detoksifikuar trupin!

Më: 7 janar 2023 Në ora: 19:34
Ilustrim

Këto ditë festive e kemi tepruar shumë me ushqimin. Bakllava, gjel, përshesh. Aq shumë kemi ngrënë sa edhe një javë të rrimë pa ngrënë, kemi rezerva. Kjo ishte një shaka. Por nuk është shaka fakti që pas ngrënies me bollëk duhet një detoksifikim i mirë, për të hequr të gjitha toksinat nga trupi. Ndaj dritare.net ka sjellë për ju 3 pije që do t’ju detoksifikojnë trupin pas festave.

Pini një gotë ujë të ngrohtë me pak limon. Limoni ju ndihmon të tretni ushqimin dhe stimulon metabolizmin tuaj. Ai përmban shumë vitaminë C, e cila rrit sistemin imunitar dhe pastron mëlçinë nga toksinat.

Smothie me fruta dhe perime. I jep organizimit më shumë vitamina pas ngrënies së ushqimeve të pashëndetshme. Mund të përgatisni një smothie me fruta (limon, portokall, mandarinë,), perime (sidomos ato jeshile si spinaqi, brokoli, lakra jeshile, rukola) dhe përbërës të tjerë detoksifikues si kokosi, farat chia që ju japin energji më shumë. Zgjidhni nga një përbërës dhe bëjeni për mëngjes.

3- Edhe çaji mund t’ju ndihmojë. Stimulon shkrirjen e dhjamit në trup, do të detoksifikojë mëlçinë dhe do të humbni ujin e tepërt.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat