Dieta që ndihmon kundër stresit

Dieta

Dieta që ndihmon kundër stresit

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një dietë e shëndetshme është ilaçi i duhur për të përballuar ankthin, stresin dhe pagjumësinë në çfarëdolloj situatash, në shkollë, në punë, në familje. Kjo dietë ndihmon të përballosh situata tensioni.

Bëni kujdes! Dietologët këshillojnë sa më pak kafe. Nuk duhet të mungojë buka, makaronat apo orizi, sallatat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, që ul aciditetin gastrik, frutat e ëmbla dhe të zhytura në mjaltë, që favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të lehtësohet, për të përballuar me energjinë e duhur dhe përqendrim, sfidën shkollore.

Këto ushqime kanë në përbërje një aminoacid që ndihmon në sintezën e serotoninës, neuronit të mirëqenies dhe neurotransmetuesit cerebral, i cili nxit çlodhjen. Serotonina rritet nën konsumin e ushqimeve që kanë në përbërje sheqerna të thjeshta, siç janë frutat e stinës.

Mes perimeve, vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat. Ndërsa pagjumësia provokohet nga kafeja, patatinat me qese e çokollatat, që janë shpesh të pranishme gjatë këtyre ditë-netëve.

Që të çlodhesh mjaftueshëm është e nevojshme të bësh kujdes me të ngrënët, duke eliminuar ushqimet e rënda dhe me përmbajtje eksituese. Duhet shmangur kafeja, çaji, kakaoja për shkak të kafeinës, por edhe pijet alkoolike, që shkaktojnë gjumë të keq dhe me zgjim të vështirë.

Gjithashtu jashtë liste mbeten ushqimet pikante, me erëza, piper të kuq, apo kripë me bollëk. Madje edhe ushqimet e konservuara duhen mbajtur larg.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat