Nuk është e lehtë të jesh franceze! Ka diçka magjepsëse, sa ato shpesh idealizohen për bukurinë dhe hijeshinë e tyre. Por, çfarë i bën këto vajza të duken kaq elegante? Statistikat thonë se ka disa sekrete që qëndrojnë dukshëm pas stilit të jetesës dhe dietës ushqimore të tyre. Ato shijojë ëmbëlsirat në mënyrë të moderuar, gatuajnë në shtëpi dhe lëvizin shumë.
Këto janë vetëm disa nga elementët që përbëjnë stilin e jetesës që nuk ka asnjë lidhje obezitetin në botë. Nivelet e obezitetit në Francë janë shumë më të ulëta se në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA (17% krahasuar me 26% dhe 36%, sipas studimit të faqes së internetit NHS (National Health Service). Për të mos sjellë në vëmendje faktin që francezët kanë shkallën më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare në Europë.
Por, çfarë ka kaq të veçantë në stilin e tyre të jetesës?
#1 Konsumojë shumë pak ushqime të përpunuara
Kuzhina franceze dallohet për vaktet e balancuara që kanë shumëllojshmëri frutash, perimesh të freskëta, proteina pa yndyrë, drithëra, si dhe produkte qumështi. Francezët janë adhurues të diversitetit, pra nuk hanë të njëjtat ushqime gjithmonë. Kjo sjell efekte pozitive në mikrobiomën e zorrëve dhe bakteret e mira që forcojnë sistemin imunitar.
#2 Lëvizin shumë
Ka diçka interesante në stilin e jetesës së franceze, që e ka gjithë fokusin te aktiviteti fizik në jetën e përditshme. Ecja, çiklizmi ose aktivitetet në natyrë, në vend të rraskapitjeve në palestër janë stili që gocat franceze e kanë kthyer në rutinë dhe mënyrë jetese.
#3 Shijojnë një gotë verë në mënyrë të moderuar
Të gjitha ushqimet dhe pijet janë rëndësishme kur konsumohen në mënyrë të moderuar. Por, një gotë verë e kuqe nuk është e tepërt gjatë vakteve, sepse ajo është e pasur me polifenole, të cilat reduktojnë rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.
#4 Krijojnë zakone të vetëdijshme
Ngrënia e kujdesshme ka të bëjë me të qenit të vetëdijshëm për zakonet e të ngrënit dhe identifikimin e shenjave të urisë dhe ngopjes. Ekspertët theksojnë se të ngrënit e ndërgjegjshëm bën që ju të ndiheni më të kënaqur me atë që konsumoni dhe të mos hani diçka të tepërt.
#5 Marrin kohën e tyre për çdo gjë
Kjo mund të tingëllojë si diçka normale, por një stereotip i zakonshëm i grave franceze lidhet me faktin që ato marrin kohën e tyre ndërsa shijojnë vaktet e gjata me familjen, miqtë dhe kolegët. Të shijuarit e ushqimit në shoqëri të mirë është një cilësi jete që ndikon në mirëqenien e përgjithshme.
#6 I japin përparësi gatimit në shtëpi
E fundit, por jo më pak e rëndësishme është fakti se gratë franceze janë mjaft të afta në kuzhinë. Përpos kësaj, ato i japin përparësi shijimit të vakteve në shtëpi sesa jashtë në restorante dhe bare.
Në fund të fundit, a nuk është diçka e mirë për shëndetin tonë?