Ç’mund të dish për ngritjen kur s’di të rrëzohesh

Dokumentare

Ç’mund të dish për ngritjen kur s’di të rrëzohesh

Nga: Gjon Marku Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Erdhi një zog i zi, i zi si nata te dheu i butë nën shkrepa. Në krrutën e sqepit te tij të madh këndonte këngën e tij të lemeritshme që i friksonte të gjallë e të vdekur: krrau krrau a thua këndonte këngën e vdekjes, a fatkobin tonë të zi ky shpendkeq e këng e tij merr jetë në kode legjendash. Sorrat gjarpërinjtë, minjtë trembte ai zog i madh që zi këndonte. Në qiell flutoronë shqipet e shtangen. Prapa gardheve angullinin qentë. E me vete mërmërita tjetër gjuhë nuk dinë veç të lehin. Zogjtë sakjeve ikin idhshëm. Qielli vinte fytyra fytyra përmbi dhe. Mjegullat tëhollej e vidhej dushqeve e mbi kullosa zvarren. Ikin ditët në shtegtimin pa kthim. 

Diku në anë të rrugës dëgjoja zërin vajtimtar të qyqes që nuk prante vajin e saj alegorik, atë buzëmbrëmje diku në degë të thatë që vajtonte pa nda. E atëhere kur ajo e la vajin e saj mbasi qe ngopur me gjumë zuri të këndonte qokthi sikur të thoshte aty ku mbaron ti e filloj unë, e në kënga-vajet e tyre a thua një plagë kishin të fshehur dhe e ruanin për netët e tyre plot klithje. Po këngën e tij e shoqëronte me klithjen e vet hutini, ky shpend i buzëmbrëmjeve ndër rrënza që im vëlla se herë dëgjonte atë thoshte nisi zogu i angullimës dhe as vet se di pse e qunte zog të keq zog i hijeve dhe i territ. E klithjen e tij se duronte dot. Kënga e tij është si një shpirt i shqetësuar, si një shpirt i djerrun, që sillet në ajër, zë i mjegullt që trupin ta drithëron. Nëpër hatullat e gurëv një bulkth i padukshëm sikur më thoshte mos e shkelni barin a nuk e sheh që atje ndriçojnë xixëllonjat mikeshat e ndezyra të gardhiqeve e për dritën e saj ka nevoj bota në këtë natë të erret. Duke ecur nëpër udhën e braktisur e të ngushtë me mendimin që të mbërrija së më parë në shtëpi në fytyrë mu ngjesh një pëlhurë merimange që si shtrat i varur nëpër shkurre rrinte. E të gjitha këto s’më kishin lën të mendoja gjë tjetër po si të isha pjesë e tyre jetoja çaste me to. Atje në fundin e disa livadheve para se të futeshe brenda gardhit të tokave tona pash motrën që dhe ajo vinte pse baba ishte shume i sëmur. Shpërndahej aromë e manushaqeve e padukshme e me vese larë e kjo është aromë e shpateve të vendlindjes sime.

Përmbi mal e ndrojtur del hëna si një vetull e shpirti i saj pikon ëmbëlsi ndër arën e livadheve të pakositura. Lëndinat me nur spërkat pa lënë që errësira ta mundë tërësisht dritën. U derdh ndër lugje nata dhe errësira kishte shkopësitur kraharorin ngado dhe e mori katundin në gji. E ai fshat i largët ra në honet e mbrmjes. E për mua, ëndrrat, përrallat të gjitha të humbura e fjalët të gjitha të shurdhëta; babai ishte në grahmat e fundit të jetës së tij. Bjeshkët në gjunjë ranë. Kullat ngado këndonin këngëheshtjen e njerëzit harruan emrin e tyre në kullat e gurta a thua ka rënë një lëngatë. Pluhurosur nga udha kisha mbërritë tek shtëpia ime buzë rrugës kryesore, ku heret në fëmiri gjyshja më jepte buk misri me çerep gatuar. E në votër flaka dilte krenare.

 Duke ardhë për në shtëpi, kisha kaluar ngjitur me një kullë në katin e dytë të së cilës dikush i binte sharkisë e një tjetër përmallshëm e shoqëronte me fyell gishtat e tyre kaltëri zunë të pikojnë. Bashkë me vëllanë atë të paralemin kishim qënë te një shoq e kishim njoftuar se baba nuk merrte e nuk jepte, po atë se kishim gjetur në shtëpi.

Ata natyrisht as unë nuk e dinim se të nesërmen në oborrin e kullës sonë do të dëgjohen vajet e imta tmerrësisht të holla të vajtimorëve që thekshëm vajit kanë me ja thënë. Tu e vajtua tim atë unë zemërplasur do të dëgjoja vajin e tyre që do të më shoqëronte gjatë në jetën time. 

 Isha shtri e as vet se di si më kishte pikur ai gjumë që më kishte dal në të dalë të mëngjesit të asaj date 3 prill kur kishte ra dera e një mesoburr me një kuti të vogël kishte thënë se im atë duhej të votonte pse ishte ditë votimesh. Gjendesha në një ëndërr të errët i ftuar.  Ai ishte një zgjim i idhët i një ditë të çshenjtëruar. Në fakt ai ishte në grahmat e fundit të jetës së tij bash aty ku këputet jeta me vdekjen. Po dorën e tij e kishin marrë dhe ashtu atë fletë ku një dreq e di se ç’shkruhej e kishin hedhur në klutinë e votimit.

Tani dhe po vdiq ai ja ka dhënë votën partisë kishte mërmëritur mesoburri. Po pa e kaluiar portën e oborrit ai mesoburr me kutinë e vogël të votimit, babai kishte dhënë shpirt. Ishte fikur siç feks e humbet një yll fillekat. Ishte këputur nga filli i jetës. Tinëzisht pranë tij ishin shfaqur hijet e të vdekurve. Ra mortja. Rënkimi njerëzor dëgjohet ngado.

 E medet fati im ç’fat fatal. Jeta (vdekja) mori fytyrën e legjendes. U venit ëndrra ime. E s’mund të harroj kurrë atë heshtje të zbrazët që e kishte mbështjellë kullën ton.

 Nana e motra më thoshin të hesht e të mos dëgjohej e qara ime e unë s’po kuptoja se ç’far po ndodhte veçse pas një a dy orësh u futa në dhomën ku mbi shtratin e vdekjes shtrihej im atë veshur me tirq e xhamdan. Në shratin e vdekjes me bardhësi të trishtuar një kufomë  që niset në udhën e shpirtit.   

Zëmra ime si një kambanë trang, treng, treng rrihte gjithë trishtim. Shpirti i mbushur me zbrazëtirën, boshin që pas ikjes mbetet. Ndoshta fsheh një brengë kisha menduar dhe pse isha veçse dhjetë vjeç. Lotët pikojnë e pikojnë furtunën e dhembjes.Shpresa ime është thinjur.

 Nana e hodhi vështrimin e saj mbi mua e më pas shikimin përdhe e lëshoi. Duket se pamja ime zemërlëshuar e godiste me vuajtje dhe me mundime. O t’u bësh ballë natës, erës, etjes dhe urisë, e talljes, e së keqes e disfatës -si bëjnë pemët dhe kafshët sikur thoshte vështrimi i saj. 

Shpirtra pa peshë po ngjiten lart. Shtigjeve të legjendave. Motrat të ligështuara luten në heshtje. U afrua pran kufomës motra e thekshëm me gjuhen e dhembjes vajit nisi me ia thanë.

Dashuria ime e kahmotshme e heshtur shtrihej në qetësi aty në shtratin e vdekjes. Është natë e rojes e të gjithë janë zgjuar. Reth saj njerzit si grumbull shpirtrash dikush thotë se nëpër natë engjëjt dhe djajtë bashkohën, ndërsa në kupën e qiellit thërmohen yjet.  

Me shtpinë që dridhet nga vajtimi me gjithë zërin vajtimtar që derdhen rreth arkivolit kishte rënë mort e i zoti i shtëpisë gjendej aty në shtratin e vdekjes.

Tani mjerisht, u shfaq e verteta tronditëse. O sa dua thinjat të t’i përkëdhel kisha mërmëritur. U këput një lot e ra. O zot se fsheh dot të vërtetën e ashtu unë fatziu shushatur, dridhesha e mendoja udhëkryqet e fatëkeqësive tona. Edhe pse isha një çunak i prapë duket se isha bërë shqetësim i të gjithëve me të qarat e mija.  

   Netëve i pagjumë jam, në ëndërr m’u bef një kobëtar që erdhi nga zgavrat e thellësisë. Në çast një korbi zi ia behu i kobtë në zgrof të hapsirës. Nguli vështrimin përtej në lartësi në natëzezën nëpër jermin që më çmend. Nata pis e zezë.

E varrosëm në fakt siç i ka hije. Me atë kostum si të dhëndrrit.  

Por unë do të kthehem sërish aty në ditëmorten e tim eti. Paravdekjen e tij e kishte paralajmëruar krrokamë e një korbi që më pas mbytej nga vaje i dhjetë fëmijëve jetimë të tim eti. Krokama e tij e lemeritshme frikëson të vdekurit gjarpërinjt ajo krrokamë kobndjellëse, krrau krrau krrokëriti korbi i zi mbi shtëpinë tonë si të ishte lajmëtar vdekje. Në shtrain e vdekjes me bardhësi të trishuar një kufomë niset në ushën e shpirtit. Ndoshta fsheh një brengë.  

Këmbana e kishës trang, treng, treng. Shpirti mbush zbrazëtirën, boshin që pas.

Të nesermen arkëmoirti zbriti udhës pa kthim në skëterrë të frikshme pa qiell e hënën i ndjekur nga shikimi i syve të zjarrtë. Ai është fikur e shuar mendoj siç fiken e humbasin yjet fillekat. Rreth tij njersit si grumbuj shpirtrash. Për të ëndrra e papërfunduar mbeti. Shpirti i tij kaloron nëpër natë si kalorësi i panjohur që tropkon nëpër muzg kur era fërshëllen nëpër brinja. Kulla nuk flet. Ruaje lotin, sikur thotë me gjuhën e dhembjes. Udhën e nëndheshme kishte marrë fillëkat.

Babë kisha lëshuar një klithëm ngjethëse ndërsa arkëmorti zbriti udhës pa kthim në skëterre të frikshme pa qiell e hënën. Baba është ngushtë kisha dashur të them aty s’ka vend as për hije po edhe pse bëra të flas zëri m’u mek e m’u sos e më kishte kapëluar një trishtim i pazakonte e prej aty s’mbaja mend me asgjë pse më kishte rënë të fikët. E mbi arkëmortin a thua kisha parë e fiksuar britmat, gjamat, thirrjet.

Po ti mos u mërzit bir më thoshte nëna ime gjithnjë trupi ka më pak rëndësi se shpirti.

Vaji i grave ma prekin zemrën në kraharor. E medet tek unë vërenjtur është ëndrra. E tash unë mbetur jetim dhjetë vjeçar. Po ku të shkoj e ku të vete. Vetëm zoti në na ktheftë përgjigje. Gjithnjë fle e zgjohëm në një shtrat të ftohtë.  Ndoshta im atë nga ai vend i shenjtë, u bani za lisave e u thotë të kenë mëshirë për ne, e zemrën lashë pengë sikur u thotë.

E prej asaj ditë arrinin në mbrëmje tek unë mendime të liga, grumbuj ankthi goditje të errëta, të pista. Shpresat ecnin udhëve pa krye e sa herë dëgjoj angullimën e qenve trishtohem ashtu si trishtohem kur shoh në fillim pranverë tek bulëzojnë karafilat e kuq, gjak e gjithnjë të parët i këpus e me to pasi bëj një tuf ëturrem siç ishte turrur kaçatorri me kutinë e votimit e rend drejt varrit të tim eti të dergoj tufën e luleve.

Çbrengë do të ketë marrë shpirti yt pyes gjithnjë. Babë mërmëris me vete si na ndjek kështu fati e shpesh endem pas shpirtrave nëpër kllapi ëndrrash e emrin tënd e fsheh nëpër damarë gjaku.   

Pas atij moment kur para meje u shfaq e verteta tronditëse e kishte filluar të më marrë peng zhgënjimi a jeta ime zhytur në lot e brenga brenda meje si e truer a mendimet heqin dortë nga ëndrra me trishtimin deri në pagjumsi e që m’i vjedh një e nga një mendimt. Jeta ime mori udhën pa shteg.

Kishin kaluar vite e unë kisha shkuar të dërgoja një tufë trandafila të kluq tek varri i tim eti. Është ora kur bilbili ligjëron këngën e tij, kur të dashuruarit pëshpërisin në fshehtësi. E shoh tim bir, e njoh menjëher sapo shoh kokën e mbështjell prej kaçurrelash korb të zeza që zbret nga makina me të dashurën e tij. Shtegut të zemrës erdhe. Unë ty të kam dhënë pjesë në vendin më të shenjtë. Me këngën që fle në zemër u bënë dritë tek unë. Ti je tej çdo ëndërre që mund të vijë tek unë. Ah zot çlumturi ndjeva kur në sytë e shkruar u rrëzon rrezja e djelit. 

Krahu i epërm e kodrinës vezëllonte mbi buzë të shpatit e në krifën e butë erë fërshëlle ndër brinja ku koha ikën shpejt e s’kthehet më. Ai vjen aty me një tufë lule të fresketa në dorë. Ndalohet para varrit i vendos ato në pllakën e varrit dhe me vështrron pa folur.

 Ikim mërmëris, nëna po gatuan bukën e mbi të kryq bën.  Të kam pritur bir gjatë si toka unshëm pret ujin. 

 -Babë më drejtohet krejt pa pritur im bir, sapo kishim kapërcyer portën e varrezave si ka qene tradita e ceremonies mortore.

Ai ishte një personalitet në fushën e tij pse ishte sportis i kombëtares tonë por pak i njihte traditat tonë të trashëguar pse ashtu kishte ardhur jeta jonë.

Ceremonia e vdekjes përbën një ngjarje të rëndësishme në jetën e familjes mirditore. Këtë ceremoni duhet t'a shikojmë si një element të rëndësishëm, me ndikim të fuqishëm në psikologjinë e popullit, që lidhet me kulturën dhe jetën e njerëzve gjatë shekujve. Për këtë ceremoni janë krijuar e konsoliduar rite të veçanta e mjaft interesante të cilat zanafillën e kanë shumë herët, por që ruhen akoma dhe sot. Vdekja është vlerësuar shumë dhe është menduar për të, më seriozisht se për çdo gjë tjetër.

Është traditë, që ruhet akoma dhe sot në të gjitha territoret e Mirditës, përgatitja e petkave të vdekjes. Qënia i varfër i ka detyruar njerëzit të mendojnë për ditën e mbrame të jetës së tyre. Aq e rëndësishme është kjo, sa i vdekuri vishet "si dhëndërr" ose "si nuse", pra me petka të reja të punuara me kujdes. Miqtë e mij të afërt në Mirditë (natyrisht të moshave të vjetra), jo rrallë më kanë treguar kostumin (petkat) e vdekjes, të cilat nusja i sillte në pajë, ose më mirë njëri nga kostumet më të mira të pajës së nuses ruhej për vdekje. Këto rroba të quajtura petka të vdekjes ruheshin me kujdes në vende të veçanta dhe përdoreshin vetëm ditën e vdekjes. Nuk është vetëm gruaja ajo që përgatitet për këtë, por edhe burrat përgatitnin petkat e vdekjes. Ndoshta gjatë gjithë jetës një njeri mund të mos ishte veshur mirë për arsye të ndryshme, por kur vdes është krejt ndryshe.

Kur vdes një njeri është po aq i rëndësishëm dhe lajmërimi i miqve, të afërmve dhe shokëve. Për këtë dërgohen njerëz të kujdesshëm dhe seriozë që nuk e lënë fjalën në rrugë. Personi që dërgohet për të lajmëruar miqtë dhe shokët, për vdekjen, quhet fjalëtor.

Fjalëtori njihet menjëherë sepse nuk përshëndet. Ky person mund të bujë (të rrijë tek njëri prej miqve për darkë) vetëm kur është i pamundur kthimi dhe vjen në mort bashkë me miqtë, patjetër pasi t'i ketë lajmëruar të gjithë personat që i janë ngarkuar të lajmërohen.

Nga shtëpia e të vdekurit nisen disa fjalëtorë, e kjo sipas miqve. Për drejtimin në zbatimin e ritualit mortor caktohet një nga burrat më të aftë (i zgjuar, i shkathët, i kujdesshëm dhe njeri që i njeh miqtë). Këtij personi i besohen të gjitha problemet. Me të konsultohen të afërmit e të vdekurit, për gjithçka. Ky person quhet i zoti i shtëpisë (por në fakt nuk është person i familjes). Ai përgjigjet dhe kujdeset për pritjen dhe vendosjen e miqve sipas radhës, pra secilit mik duhet t'i gjejë vendin e vet.

 

Kur, njëkohësisht vijnë në mort dy palë miq (nga i njejti drejtim ose nga drejtime të ndryshme), në qoftë se janë dakort, ata bashkohen përndryshe njëra palë pret radhën.

Për të pritur gratë e miqëve dhe shokëve caktohet një grua e mençur dhe e shkathët e cila gjithashtu duhet t'i njohë mikeshat.

Brtima në ritualin e mortjes së mirditorit

Miqtë e largët zakonisht vijnë në mort me gra, në mes të të cilave ndodhet edhe një vajtemore. Kur këta miq janë: daja, vëllezër, nipa etj mund të vijnë në mort: burrat "t’ue ba gjamë" dhe duke grishtun (gërvishtur) fytyrën. Burrat "nuk bëjnë gjamë" për gratë, vetëm në qoftë se është i biri ose i vëllai i gruas së vdekur. Ndryshe “britma” ose “ramja në xhenaze” është më tepër një rit sesa një krijim, pasi në përgjithësi mungon teksti, ose është i kufizuar. Procesi nuk është i thjeshtë.

Rituali i britmës së burrave, ose vaji i garve të miqve, nis që larg shtëpisë së të vdekurit, në një distancë të tillë që të jetë e mundur që zëri të dëgjohet dhe fjalët të kuptohen duke u afruar deri tek oborri. I zoti i shtëpisë (që në fakt nuk është i tillë, por i caktuar), u prin miqve për në odën e burrave ku së pari u ofrohet duhan e pastaj u sillet kafja e cila zakonisht është e hidhur (pa ose me pak sheqer). Miqtë pasi pinë kafen thonë "Zoti ju dhashtë kivet".

E zonja e shtëpisë (që gjithashtu nuk është e tillë, por e caktuar), i shoqëron gratë dhe iu gjen vend pranë të vdekurit. Gratë e shokëve (katundit) duhet t'u lënë radhë grave të miqve në vaj. Pra, po qe se po vijnë miqtë, e gratë e miqve nisin vajin, gratë e shokëve e ndërpresin menjëherë, por gratë e shokëve mund të përsërisin fjalët e grave të miqve. Edhe gratë e miqve nuk kanë të drejtë t'ua ndërpresin vajin grave të miqve që kanë ardhur më parë, por ato presin në këmbë pa u ulur, përfundimin e vajit. Për të mos patur përplasje në vaj e keqkuptime, kujdeset e zonja e shtëpisë.

“Vajet e Mirditës janë në za. Mirditorja qan thekshëm… qi të ban me kujtue disi poetët e motshëm; elegjitë e Tibilit a ma mirë të grekëve të vjetër” është vënë në dukje në Visaret e Kommbit.”

Po ndalemi vemas në vajin e gruas mirditore i cili në fakt është i sinqertë, krenar, intuitive. Teksti i vajit është i mahnitshëm, mjaft i larmishëm i kujdesshëm dhe tepër i ndjeshëm

Të vdekurin e vajtojnë edhe të afërmit si: e ëma, e motra, e bija. Vaji bëhet me një zë të thekshëm dhe shoqërohet me një poezi të dhimbshme, gjatë së cilës bëhet një biografi e shkurtër e jetës. Kjo të bën të kujtosh disi poetët e moçëm, dhunti kjo e falur prej natyrës.

Në Mirditë burrat nuk qajnë me fjalë siç qajnë gratë. Me fjalë burrat qajnë në trevat përreth Mirditës si në Malësinë e Madhe.

Gjamët

Edhe në ditët e sotme në disa treva të Shqipërisë së Veriut gjejmë si pjesë të ceremonisë mortore "gjamën e burrave" njërin ndër ritet tona më të vjetra.

Ceremonitë e vdekjes që në lashtësi kanë pasur një rëndësi të veçantë në psikologjinë e popullit i cili e ka vlerësuar të vdekurin dhe ka krijuar për ceremoninë e vdekjes rite të veçanta. Këto rite janë pasuruar e janë ndryshuar në bazë të kushteve të zhvillimit shoqëror. Por ka prej tyre, të cilat kanë ndryshuar pak ose aspak gjatë shekujve dhe kanë ardhur pothuajse siç janë krijuar që në lashtësi. Një ndër ritet e hershme që ka mundur të çajë ndër shekuj është edhe gjama në ritualin mortor e cila zë një vend të rëndësishëm në trashëgiminë tonë të pasur kulturore e historike, gjurmët e para të së cilës na vijnë sipas studimeve të kryera nga studiuesit europianë që nga viti 1468, në kohën kur vdiq legjendari Gjergj Kastrioti (17 janar të vitit 1468), humbja e të cilit shkaktoi një gëzim të madh në Kostandinopojë dhe një topitje të thellë dhe dhimbje në Shqipëri dhe në perëndim. Lekë Dukagjini që u ngarkua për të njoftuar lajmin e hidhur në popull, doli përpara njerëzve duke çjerrë fytyrën dhe duke i rënë gjoksit ashtu siç është zakoni mijëvjeçar që ruhet ende në malësinë e Shqipërisë (Sipas Franko. K. 40. f. 216).

Gjama e burrave ka lindur në kushte të veçanta si një kërkesë e domosdoshme shpirtërore e cila shpreh me forcë një botë të gjërë emocionale me mendim e ndjenjë të fuqishme. Me një ton të fuqishëm protestohet ndaj vdekjes si një kob i zi që ia ndëpret njeriut jetën.

Në malësinë e Veriut gjejmë forma të ndryshme të organizimit të gjamëve. Kështu në disa vende ajo është një rit që kryhet nga një person i vetëm i cili krijon një improvizim në formën e një deklamacioni ritmik të ndërtuar sipas një ecurie të veçantë në kohë. Në Mirditë ky rit bëhet nga dy burra të cilët thonë frazat e mëposhtme.

"I mjeri un, o, vllau em

I mjeri un ooo, O i mjeri un o"

E njëjta gjë përsëritet nga një dyshe tjetër burrash të cilët quhen pritësit e gjamës. Por gjama mund të jetë edhe në grup siç paraqitet në Malësinë e Madhe ose në Dukagjin. Këtu gjama fillon të marrë përmasa e forcë nga gjëmimi masiv i zërave të gjëmëtarëve. Gjëmimi i këtyre zërave nuk mund të quhet muzikor sepse këtu nuk gjejmë ende një tingull të tillë. Këto tinguj në gjuhën popullore quhen britma (Britmtarë-gjamtarë). Korfeu që ju prin nuk lëshon tinguj, gjamë siç e emëron populli i kësaj zone, në të cilën bashkohen gjëmëtarët e tjerë, duke imituar me britma të përbashkëta që e përsërisin figurën ritmike të saj në zbritje valë valë nga lart, si ushtima që jehon, duke u përplasur si gjamat e motit në shpatet e maleve. Po kështu goditja e gjoksit nga gjëmëtarët, gërvishtja e fytyrës dhe lëvizja trupore të krijojnë përfytyrimin e një periudhe shumë të largët.

Britmëtari, ose ai që thërret, ka një forcë të madhe krijuese: dhe me britmën e tij i jep cermonialit një pamje akoma më dramatike e më të dhimbshme që lidhet me mendimin dhe filozofinë e këtij populli, por kurrë nuk e merr formën e një tragjizmi, pse është e lidhur me traditën e tij të forcës shpirtërore, sidomos para vdekjes, të një heroizmi popullor.

Gjamët në përgjithësi qëndrojnë në harmoni me të gjithë krijimtarinë tjetër të hershme të krahinave veriore. Shumë afër ato qëndrojnë me baladat e këngët historike, por kanë elementë të përbashkët, me këngët majekrahu, dhe këngët epike të kreshnikëve.

Ky ritual dhe vaji i grave mirditore të krijuara nga populli në përputhje me zakonet e lashta, në hershmëri të jetës së tij, kanë një origjinalitet të jashtëzakonshëm.

Të vdekurin prej vendit e lëvizin njerëzit e afërm (pjestarë të familjes) pastaj e marrin shokët. Varrin zakonisht e hapin shokët, por mund ta hapin edhe pjestarë të largët të fisit. Zakonisht i vdekuri rrugëton nga shtëpia për në varreza me arkivol të veshur me beze të kuqe, por mund të rrugëtojë edhe në vigj (dy drunj të bërë si shkallë). Te varri mund të vajtojnë sërish gratë, por edhe burrat mund të bëjnë gjamë. Të afërmit "falen" me kufomën dhe pas kësaj mbyllet arkivoli. Mortaxhitë, nga varrezat kthehen në shtëpinë e të vdekurit për të ngrënë drekën.

Nderimi për të vdekurin është pjesë e veçantë e cila zë vend të rëndësishëm në jetën e mirditorëve.

E kështu t’ui bisedue me të kisha harruar e nuk i kisha kushtuar vemendjen e duhur të dashurës së tij kështu që bisedën e kisha ndërruar menjëherë

Shqiptarët e kanë të spikatur e të zhvilluar prirjen e veshjes mirë e bukur që në lashtësi, gjë që erdhi duke u forcuar e ngulitur në një mënyrë të tillë sa shqiptari të imponohej me madhështinë e veshjes e të bënte për vete që në takimin e parë me të.  Kisha lexuar shumë vite më vonë pasi kisha mbaruar universitetin.

Mjaft veshje ilire, siç shkruajnë autorët klasikë, si “dalmacia ilire”, “licernus  liburnae” etj, u bënë të përmendura në botën e lashtë dhe hynë  në përdorim edhe në aristokracinë e Romës.

Për madhështinë e veshjes shqiptare nuk kanë munguar vlerësimet. Historiani kroat Dr M. Shufflay, thotë se gjatë mesjetës, ndërsa një shtëpi në Durrës kushtonte 80 dukat, veshja e një burri kushtonte 60 dukat. Lordi Bajron i shkruan së jëmës se “Shqiptarët vishen si princa”, kurse Robert Gybrian: “aq është e shkëlqyeshme veshja shqiptare, sa mund të quhet proverbialë”.  

Elementët e veshjes, prerja, zbukurimet, mënyra e qepjes të bëjnë të japësh një gjykim mbi shijen estetike, mbi kulturën, botën shpirtërore, sepse elementët zbukurues jepen me një forcë të atillë që të bëjnë të jetosh e të ndjesh të bukurën, estetiken në çdo element. Aty më së miri mishërohet shpirti i pastër e shija e lartë artistike, duart e arta të prodhuesve, që të bëjnë të ndjesh përjetimin e një harmonizimi të përkryer. Vendosja në një raport të përkryer e ngjyrave, elegancë e të punuarit, ritmi i çuditëshëm i motiveve, bëjnë që kostumi popullor të marrë vlera të pasdiskutueshme artistike.

Veshja popullore mirditore është tipike dhe dallohet plotësisht nga veshjet e zonave të tjera. Është karakteristike se ajo vishet me kënaqësi në ditë festash e gëzimesh, madje jo pak dhe në jetën e përditshme. Pothuajse e braktisur plotësisht nga të rinjtë si veshje e përditëshme, por në dasma ka plot nuse që nusërojne me kostumin popullor mirditor.

Këtë kostum popullor të mahnitshëm ku zbukurimet janë me ngjyra të plota e që krijojnë një pamje me efekte mjaft piktoreske e të gjalla që dallohen për potencën dhe silueta të përcaktuara qartë dhe mjaft harmonike me motive shumëngjyrëshe duke krijuar një pasuri të mahnitëshme koloristike.

Vlersime mjaft serioze për kostumin popullor mirditor kanë dhënë studiues të ndryshëm europjanë, si ato zvicerrian, francez, kroatë gjermanë etj.

Kostumi popullor mirditore është fiksuar nga akparatet fotografike që kur u fiksuan pamjet e para nga Shqipëria. Po ashtu ai ka zënë vend edhe në pullat postare shqiptare që në vititn 1961 kur u emetua në serinë e pullës postare shqiptare së bashku me kostumet e Malësis së Madhe, Lumës e Shkodrës.

Në vitin 1998 kostumi popullor mirditor u zgjodh për t’u vënë në pullë me qëllim që të përfaqësonte festivalin folklorik të Gjirokastrës. 

Bir një gjë është e rëndësishme në këtë botë i drejtohem si t’i thosha.

Përunjësisht vështroj fotografinë mbi pllakën e varrit. Të përshëndes me një vështrim kuptimplotë që të mos më harrosh sikur thotë ajo foto e tim eti.

Shpirtra pa peshë ngjiten lart. E tek unë shetit ëndrra në një shkretëtirë vetmie mendoj ç’mund të dish për ngritjen kur s’di të rrëzohesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat