Dy-tri fjalë për Bajram Emërllahun-mësues shembullor që mbahet mend

Dokumentare

Dy-tri fjalë për Bajram Emërllahun-mësues shembullor që mbahet mend

Nga: Isak Ahmeti Më: 5 qershor 2022 Në ora: 14:28
Bajram Emërllahu

Në vitet e 60-ta ,në shkollën katërklasëshe të Stubllës,që ka një traditë që nga viti 1584, ndonëse.herë pas here me ndërprerje për shkak të rrethanava tashmë të njohura historike e politike, e deri më sot,kanë punuar disa mësues shembulluor ,që edhe sot e kësaj dite mbahen në mend për të

mirë , mbahen mend për angazhimin dhe përkushtimin e tyre shembullor për të arsimuar dhe edukuar fëmijët(voglushët dhe voglushet) e Stubllës të asaj kohe të vështirë.Në mesin e mësuesve që kanë punuar në Stubëll gjatë viteve të 60-ta e që janë dalluar në procesin edukativo-srsimor, përveç Bajram Emerllahut nga Vërbani, janë dalluar, si misionarë shembullorë të.arsimit dhe edukimit, edhe Muharrem Metushi-Bali,Xhevat Bekteshi,Ismajl Sylejmani,Hasan Alidema etj.prej të cilëve ka dalë edhe një.gjeneratë.e papërsëritshme emrash sot të njohur jo vetëm. në rrafshin kombëtar( Isak Ahmeti, Lush Gjergji, Gjergj Gjergji-Gashi,Engjëll Kengji,Ndue Gjergji, Gjergj(Xhelil)Nikolla-Ahmeti etj).

Vlen të theksohet në mënyrë të veçantë se në mesin e mësuesve të dalluar të atyre viteve(të viteve 60-ta)ishte BAJRAM EMËERLLAHU, të cilin e mbaj mend si fëmijë-si nxënës i klasës së parë fillore në shkollën e Stubllës që ka një traditë shumë.shekullore e për të cilën traditë.kam.bërë disa shkrime të cilave iu kanë.referuar jo vetëm studiuesit shqiptarë por edhe studiuesit e huaj...

Pak biografi për mësuesin:

II.Bajram Emërllahun

----------------------------------------

Fatkeqësisht deri më sot nuk kemi ndoj monografi të veçantë kushtuar këtij mesuesi , intelektuali dhe atdhetari të dalluar në kohën kur jetoi dhe veproi,ndonlse aty-këtu, në disa monografi që janë botuar në lidhje me shkollën shqipe në Komunën e Vitisë,përmendet kalimthi emri dhe kobtributi i tij në fushën e arsimit.Madje në një shkrim ad hoc të Prof Nazif Laçit jepen disa vlerësime dhe të dhëna me vlerë për figurën e Bajram Emërllahut .Sipas shkrimit të Prof Nazif Laçit del se Bajram Emërllahu është shquar jo vetëm si atdhetar e veprimtar ,n 'ato kohë të vështira,kohë të pakohë, por edhe si mësues dhe drejtor shkolle në Gushicë,që ishte n'atë kohë vatër arsimi në Komunë e Vitisë,ku kanë frekventuar, sipas disa të dhënave që i disponoj,edhe nxënës nga Stublla.

Bajrami jo vetëm si mësues por edhe si drejtior dhe asambleist e veprimtar ishte dalluar dhe kudo ishte shumë i dashur dhe kudo ,edhe në Stubëll, i kishte dyert e hapura.Madje edhe sot e kësaj dite ai jeton në kujtesën tonë,përnendet me shumë respekt dhe dashuri edhe në Stubëll-vatër e arsimit kombëtar ndër shekuj...

III.PA Pargjykime për njerëzit e tillë...

Gjatë përvojës time shumëvjeçare jo vetëm në lëmin e arsimit, kam takuar njerëz profesionesh dhe kategorish të ndryshme.Dhe jo rrallë në takimet e mia, edhe me punëtorë të arsimit,kur është përmendur emri i Bajram Emërllahut,shumica e bashbiseduesve të mi kanë shprehur respekt për Bajramin,ndonëse aty-këtu,siç ndodhë zakonisht me njerëzit tanë, kanë folë për te me paragjykime dhe sipas thashethemeve ...pa analizuar rrethanat dhe kohën kur ka punuar dhe vepruar ai...

Pavarësisht kësaj,vlen të theksohet se Bajram Emërllahu, për kohën kur jetoi dhe veproi, si mësues si drejtor dhe si asamleist e si veprimtar, i dalë nga një familje me tradita atdhetare,mbetet model edhe sot e kësaj ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat