Theranda ime ty të quajtën Graqanica?!

Dokumentare

Theranda ime ty të quajtën Graqanica?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 09:48
Autori Ragip Guraziu

Komuna e Therandës ndodhet në pjesën jugore të Kosovës. Kufizohet me komunat Lipjan, Shtime, Ferizaj, Shtërpcë, Prizren, Mamushë, Rahovec dhe Malisheva. Ka gjithsej 42 fshatra me një sipërfaqe prej 306 km². Së bashku me komunat e Prizrenit, Malishevë, Mamushës dhe Sharrit (Dragash), formon rrethin e Prizrenit.23Vjet nga Masakra e Suharekës !

23 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha

Ata të pafytyrit,që ja vënë një nofkë Therandës, që nuk e meriton, Graqanica,sot janë në këtë botë ende, dhe si nuk kanë turp ti dalin para mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha?!

Kurr mos u ktheftë 26 marsi në THerandë, janë bërë 23 vjet qëkur paramilitarët serbë kishin masakruar 52 anëtarë të familjes Berisha nga komuna e Suharekës.

Më 1999, familja Berisha ishte dëbuar nga shtëpia. Ata ishin ndaluar pranë picerisë “Kalabria”, në të cilën forcat serbe i kishin detyruar të futeshin të gjithë brenda.

Ishte, pikërisht, kjo kafiteri në të cilën do të ndodhte masakra.

Pas ekzekutimit, ndonëse mendohej që të gjithë ishin të vdekur, ngase edhe ishin plagosur nga breshëria e plumbave, forcat serbe ngarkuan trupat e tyre në një kamion dhe u nisën në drejtim të Prizrenit.

Por, të gjallë mbetën Gramoz Berisha, që në atë kohë ishte veç tetë vjet, nëna e tij, Vjollca Berisha dhe gruaja e axhës, Shyhrete Berisha.

Të mbijetuarit e masakrës, Gramoz Berisha me nënën e tij, Vjollca Berisha

Guximi për të kërcyer nga kamioni u bë rrugë e shpëtimit.

Që të tre, gjatë transportit të viktimave kishin kërcyer nga automjeti.

Ndërkaq, më 26 mars të vitit 2021, me rastin e shënimit të përvjetorit të kësaj masakre, lokali në të cilin kishte ndodhur ngjarja ishte shndërruar në muze.

Muzeu i martirëve të familjes Berisha, në THerandë

Qëllimi i këtij muzeu është ruatja e fakteve të gjenocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë.

Por, njëkohësisht, të njëjtat fakte të mbesin të freskëta për drejtësinë.

Ndërkohë, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, në një postim në Facebook, teksa ka përkujtuar ngjarjen tragjike të familjes Berisha, ka publikuar disa fotografi të gjësendëve të fëmijëve.

Të njëjtat, tashmë gjenden në ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, e cila është krijuar në kujtim të një mijë e 133 fëmijëvë të vrarë apo të zhdukur gjatë luftës.

Gjatë sulmeve të forcave serbe, ata vranë Kushtrimin dhe Redonin dhe më pas Altinin.

Çanta dhe librat e Altinit

“Altini ishte nxënës i klasës së katërt dhe çanta e tij mban librat dhe fletoret sipas orarit të ditës së fundit që ai i përdori. Këpucët i përkisnin Redonit i cili ende nuk kishte mbushur dy vjet, ndërsa biçikleta kishte qenë një dhuratë nga prindërit për Kushtrimin, të cilën më pas e kishte ruajtur vëllai i tij”, thuhet në shkrimin e këtij fondi.

Biçikleta e Kushtrimit

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten e 25 marsit, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia duke vrarë fëmijë, gra e të moshuar kishte dëshmuar qëllimin shfarosës.

23 vjet nga masakra e tmerrshme ndaj familjes Berisha në Suharekë, ku pushteti i atëhershëm serb dëshmoi qëllimin e vet shfarosës duke vrarë në mënyrën më brutale fëmijë, gra e të moshuar. Të gjithë të rënët janë kujtimi ynë i përhershëm, por edhe forca dhe vullneti për të ecur përpara”, ka shkruar Osmani.

Pak vjet më parë, disa prej trupave të anëtarëve të familjes Berisha janë gjetur.

Tashmë janë rivarrosur eshtrat e Bujar Berishës, Faton Berishës, Nexhat Berishës dhe Arta Berishës, nën nderimet ushtarake.

Por, ende nuk janë gjetur të gjithë anëtarët e kësaj familje.

Nga 52 anëtarë të vrarë, 24 prej tyre mbesin akoma të pagjetur, përfshirë këtu edhe motrën e Gramozit, Dafinën, e cila në atë kohë ishte vetëm 16 vjet.Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur. Për të nderuar këtë familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat