Njëri i dehur, tjetri përplasi këmbësorin/ Arrestohen dy drejtues mjetesh në Durrës e Krujë

Durrësi

Njëri i dehur, tjetri përplasi këmbësorin/ Arrestohen dy drejtues mjetesh në Durrës e Krujë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Durrësit arreston në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasit:

A. I., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.

A. P., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Larushk, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Durrësit njofton se, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat