Tërmeti dhe pandemia/ Mbyllen 1200 biznese në Durrës! 35 mijë persona dolën pa punë

Durrësi

Tërmeti dhe pandemia/ Mbyllen 1200 biznese në Durrës! 35 mijë persona dolën pa punë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 08:35
Durrës

Termeti dhe pandemia kanë goditur rëndë bizneset në Durrës. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë, Alban Isteri janë mbyllur 1200 biznese gjatë 2020-ës dhe 35 mijë persona kanë mbetur pa punë.

1200 biznese kanë falimentuar apo kanë pezulluar aktivitetin në Durrës përgjatë vitit 2020. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës Alban Isteri në një intervistë për Report Tv tregon shkaqet dhe vështirësitë që po kalon biznesi.

"Për shkak të tërmetit dhe pandemisë vetëm në 2020 kanë pezulluar aktivitetin 1200 biznese që i përkasin kategorive të vogla, sektori i turizmit, transportit të udhëtarëve", shprehet ai.

Për shkak të krizës 35 mijë punonjës në gjithë qarkun e Durrësit kanë dalë pa punë.

"80 për qind e bizneseve kanë ulje të fitimeve. Sipas të dhënave që kemi vetëm në 2020 është rritur numri i të papunëve me 35 mijë", shton Isteri.

Sektorët më të goditur kanë qenë bizneset e shërbimeve, turizmi, transporti,peshkimi dhe fasonët. Ndërkohë sektori i ndërtimit dhe i shëndetësisë kanë njohur rritje gjatë vitit që lamë pas.

"Sektori më të goditur, turizmi, transportit, peshkimit që lidhet në mënyrë direkte me turizmin dhe si pasojë ata s'kanë pasur ku të çojnë mallin", tha ai.

Dhoma e Tregtisë në Durrës ka përgatitur një plan të detajuar për rimëkëmbjen e bizneseve, ndërsa kërkon ndihmën e qeverisë.

"Do të ishte e udhës që qeveria të merrte nismën për një pakete të re rimëkëmbje, sidomos për biznesin e madh, pasi është i penalizuar", theksoi Isteri.

Ulja e kostot së prodhimit, ulja e taksave dhe çmimit të energjisë, parashihen si frymëmarrje për biznesin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat