Arrestohen dy shtetas në Durrës, dy të tjerë procedohen penalisht, ja për çfarë akuzohen

Durrësi

Arrestohen dy shtetas në Durrës, dy të tjerë procedohen penalisht, ja për çfarë akuzohen

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës.

Një shtetas maroken, me inicialet M.L., është vënë nën prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë.

Një 21-vjeçar u arrestua pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki” është përplasur me një motor tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin I. Xh., 68 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, shtetasi I. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi E. K., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

U proceduan penalisht shtetasit I. D., 36 vjeçe, banuese në Durrës dhe A. S., 58 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një agjenci doganore private, pasi i kanë kërkuar shtetasit D. G., 35 vjeç, të paguante një shumë parash në bankë, për t’i bërë zhdoganimin e mjetit, por nuk e kanë zhdoganuar, edhe pse pronari i mjetit i kishte paguar paratë.

Njoftimi i policisë/ Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. L., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në banesën e shtetasit E. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 21 vjeç, banues në Vorë, pasi në Shijak, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki” është përplasur me një motor tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin I. Xh., 68 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i motorit, shtetasi I. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi E. K., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrimi”, shtetasit I. D., 36 vjeçe, banuese në Durrës dhe A. S., 58 vjeç, banues në Tiranë, , punonjës në një agjenci doganore private, pasi i kanë kërkuar shtetasit D. G., 35 vjeç, të paguante një shumë parash në bankë, për t’i bërë zhdoganimin e mjetit, por nuk e kanë zhdoganuar, edhe pse pronari i mjetit i kishte paguar paratë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat