Gjatë ndjekjes nga policia goditi me makinë në këmbë efektiven, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Durrësi

Gjatë ndjekjes nga policia goditi me makinë në këmbë efektiven, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Një i ri ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka goditur me makinë një punonjëse policie.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.1 në Durrës. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim të dhënë nga efektivit, në kohën që është ndaluar nga patrulla për verifikim, shtetasi Bruno Meta, 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë me inicialet B.Gj.

Nderkohe shtetasit Artmirnejdi Kasaj, dhe Staf Gaçi, 26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat