Personat me aftësi të kufizuar protestojnë para bashkisë Durrës: Kemi shtatë muaj që nuk marrim kompensim

Durrësi

Personat me aftësi të kufizuar protestojnë para bashkisë Durrës: Kemi shtatë muaj që nuk marrim kompensim

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Personat me aftësi të kufizuara po përballen me një situatë të rënduar ekonomiko-sociale veçanërisht gjatë këtij viti, kur kriza ekonomike ka prekur më shumë se këdo këtë kategori sociale që ndihet e diskriminuar dhe pa mbështetje.

Të organizuar në shoqatën ”Shpresë për të verbrit”, një grup personash me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre protestuan paraditen e së hënës para bashkisë së Durrësit për të denoncuar mungesën e mbështetjes financiare nga kjo bashki në këtë kohë të vështirë.

“Protestojmë para bashkisë Durrës për të denoncuar këtë bashki për mospagesën e kompensimit të energjisë elektrike që nga janari 2022. Janë 7 muaj që të verbërit nuk marrin këtë kompensim. Kemi kërkuar vazhdimisht takim, por kryetarja nuk ka denjuar të na presë. Me ligj ky kompensim duhet të jepet çdo muaj. Denoncojmë dhe mosdhënien e shtesës së energjisë elektrike që është për fashën tonë që nga 2015. I jemi drejtuar dhe komisionerit për diskriminimin. Kemi dhe shumë probleme të tjera”.

Protestuesit kërkuan atë që u takon, por edhe informacion dhe transparencë nga bashkia e Durrësit.

I kemi bërë kërkesë kryetares së bashkisë për diferencat e mohuara 2005-2010. I kemi kërkuar shërbimit social të bashkisë Durrës dhe kryebashkiakes një listë-pagesë për këtë, por na tregojnë gjykatën dhe na diskriminojnë në të drejtën për informim. Në çdo institucion shtetëror na diskriminojnë dhe trajtojnë si leckë, si gjë pa vlerë”.

Nëse nuk do të marrin përgjigje, të verbrit paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre dhe përfitimin e kompensimit dhe shtesave të mohuara deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat