Durrsakët braktisin gjelin e detit këtë vit: Do ua tregojmë fëmijëve me foto, s’e blejmë dot

Durrësi

Durrsakët braktisin gjelin e detit këtë vit: Do ua tregojmë fëmijëve me foto, s’e blejmë dot

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Gjeli i detit është traditë për tryezën e ndërrimit të viteve, por këtë vit për durrsakët tradita nuk do respektohet.

Kjo për shkak të rritjes së çmimeve, krizës ekonomike dhe të ardhurave të pakta që familjet kanë. Duke folur për mediat, ata thonë se nuk mund të përballojnë dot blerjen e një gjeli deti pasi kushton shumë.

I patë gjelat e detit, po s’bletë. Pse?

Shumë shtrenjtë. 13 mijë kilja. Gjynah. S’kemi fuqi. 50 mijë lekë na dha Rama. Kushton 100 mijë lekë. Na futën në dhe të gjallë na futën. Vjen 10 kg peshë e gjallë. Me se ta marrësh?!

S’arrijmë dot. I shoh dhe iki. Kënaqemi për vit të ri me të parë.

S’kemi financë. 152 mijë lekë pension. Nuk na del gjë, as mua, as gruas. Po i shoh. Ç’të bëj të vras veten?!

Këtë vit çmimi i gjelit është rritur më shumë se vitet e tjera, pasi më parë një kilogramë ishte 700-800 lekë, ndërsa tani mund ta gjesh edhe 1600 lekë/kg. Blerjen e një gjeli deti nuk e përballojnë dot pensionistët por edhe familjarët me fëmijë.

Shumë shtrenjtë. 11 mijë lekë kilogrami peshë e gjallë për gjelat e detit dhe 13 mijë për pulat. Nuk i kemi mundësitë t’i marrim. Ashtu i thashë dhe atij: T’i bëj një foto e tua çoj kalamajve dhe ta shohin për vit të ri para tavolinës… vjet e blemë. Këtë vit, e papërballueshme.

Edhe tregtarët e gjelave të detit e ndjejnë uljen e blerjeve, pasi shpenzimet e tyre për rritjen e shpendëve nuk po konvertohen dot në paratë që ata duan të fitojnë.

Vij nga Kavaja. Ngaqë është kosto e lartë rritet dhe çmimi. I ushqej me misër dhe ulli. Janë terreni, jo stalle.

Dobët se nuk ka blerës. Edhe ushqimi ka qenë i shtrenjtë. Shtrenjtë është. Ata nuk kanë mundësi me e marrë. Nuk e di çdo bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat