Zhvillimi i Durrësit/ Sektori “rinia”, mes fasonerisë, peshkimit dhe bujqësisë

Durrësi

Zhvillimi i Durrësit/ Sektori “rinia”, mes fasonerisë, peshkimit dhe bujqësisë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Me një bregdet të mrekullueshëm dhe toka të shumta, fshati Rinia në Durrës po orientohet drejt zhvillimit industrial.

Gratë dhe vajzat e zonës punojnë kryesisht në fasoneri, ndërsa burrat kanë emigruar për arsye punësimi. Gjithnjë e më pak shtëpi mbajnë lopë dhe punojnë tokën.

Emigrimi shihet si e vetmja shpresë dhe nga fëmijët.

Dikur në të dyja anët e rrugës që përshkon lagunën dhe të nxjerr në plazh kishte peshkatarë të shumtë. Sot, numri i tyre është i pakët. Artan Roçi, baba i 5 fëmijëve, peshkon i vetëm, por kjo nuk e bën të ndjehet me fat.

Buzë detit Adriatik, vetëm pak kilometra larg qytetit të Durrësit, Sektori Rinia ofron një larmi ekosistemesh që tërheqin aktivitete të shumta njerëzore. Megjithatë pamundësia financiare e banorëve për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë,shfrytëzimi intensiv i rezervave të peshkut dhe ndotja e mjedisit mbeten probleme që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat