Stuhia ‘Ciaran’, Autoriteti Portual Durrës njofton se nuk ka pezullim të udhëtimeve: Në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës

Durrësi

Stuhia ‘Ciaran’, Autoriteti Portual Durrës njofton se nuk ka pezullim të udhëtimeve: Në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:11
Durrës

Pavarësisht reshjeve intensive, në Portin e Durrësit nuk ka pezullim të operacioneve portuale.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se tragetet janë akostuar në oraret e parashikuara.

Mësohet se në terminalin e Mallarave Gjenerale ka patur herë pas here ndërprerje, por aktualisht i është rikthyer normalitetit.

Ndërkohë grupi i emergjencave të APD është në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës brenda territorit të Portit dhe në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat