Arrestohet në Durrës një 42-vjeçar kolumbian, dhunoi bashkëjetuesen suedeze

Durrësi

Arrestohet në Durrës një 42-vjeçar kolumbian, dhunoi bashkëjetuesen suedeze

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas kolumbian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë 42-vjeçarin C. R., banues në Suedi.

Sipas burimeve zyrtare, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases suedeze J. R.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat